Lavrov, i shqetësuar nga tensionet në Gjirin Persik

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka reaguar ndaj tensioneve midis Katarit dhe fqinjëve arabë të rajonit të Gjirit Persik, duke thënë se palët në mosmarrëveshje duhet të fillojnë një dialog për të zgjidhur dallimet mes tyre.

“Ne kërkojmë që të gjitha kontradiktat të zgjidhen në tryezën e bisedimeve përmes një dialogu reciprokisht të respektueshëm,” tha Lavrov në një takim të shtunën në Moskë me homologun e tij katariot Sheikh Muhamed bin Abdulrahman Al Thani. Diplomati i lartë rus tha se Moska është shqetësuar nga vendimi i disa anëtarëve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (Persik) për të ndërprerë lidhjet e tyre diplomatike me Katarin, duke shtuar se ishte në interesin e Rusisë të shihte vendet e rajonit të bashkuar në luftën kundër terrorizmit . Nga ana e tij, ministri i jashtëm i Katarit tha se vendi i tij ishte gjithashtu i gatshëm të angazhohej në bisedime me fqinjët për të zgjidhur mosmarrëveshjet, duke shtuar se këshilli do të ishte mekanizmi më i mirë për negociata të tilla./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne