Lavrov: situata në Gjirin Persik ka arritur në një pikë të rrezikshme

Ministri i jashtëm i Rusisë, lidhur me situatën në Gjirin Persik deklaroi se ajo ka arritur në një pikë të rrezikshme.

Sergei Lavrov, ministër i jashtëm i Rusisë deklaroi se kushtet në Gjirin Persik kanë arritur një fazë të rrezikshme që mund të çojë në përhapjen e një konflikti të gjerë luftarak. I pranishëm në takimin e këshillit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare në grupin Brics, shefi i diplomacisë ruse deklaroi: Veprimet anti-iraniane janë bërë shkak për shtimin e tensioneve në Gjirin Persik. Procesi i zhvillimeve ka arritur një pikë të rrezikshme që mund të çojë në nisjen e konfliktit ushtarak. Kjo nuk duhet lejuar në asnjë formë. Vlen të theksohet se në takimin e këtij këshilli do të analizohen çështjet e rajonit dhe të botës dhe do të bëhen përgatitjet për takimin e krerëve të Brics që do të mbahet më 13-14 nëntor në Brazil./pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne