Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga data 9 deri 11 maj dhe se me këtë rast do të bisedojë me sekretarin e shtetit Rex Tilerson, është thënë sot nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.
Takimi i Lavrovit me Tilerson është paraparë që të mbahet më 10 maj në Uashington, thuhet në njoftim, transmeton Reuters.