Lavrov: Trump nuk dallon shumë nga Obama

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se qasja e qeverisë aktuale të Amerikës nuk dallon shumë nga qeveria e kaluar dhe kjo është për të ardhur keq.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, në një intervistë me gazetën italiane “Libero”, deklaroi: “Veprimet e Donald Trump, presidentit aktual të Amerikës, janë të ngjashme me politikat e ish-presidentit amerikan Barak Obama. Për fat të keq shumë prej veprimeve të qeverisë aktuale, në krahasim me qeverinë e kaluar, nuk kanë ndryshuar shumë dhe në realitet Trump ka shumë pak dallim me atë çfarë ka vepruar Obama”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne