Lavrov: Vendet perëndimore zbatojnë standard të dyfishtë për DAESH

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov mbajti të mërkurën në Moskë një konferencë të përbashkët me homologun e tij indian, Subrahmanyam Jaishankar.

Lavrovi kërkoi heqjen dorë nga aplikimi i standardit të dyfishtë në lidhje me problemin në Afganistan.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe aleatët e tyre zbatojnë standard të dyfishtë në lidhje me organizatën DAESH, e cila bën pjesë në listën e grupeve terroriste të Kombeve të Bashkuara (OKB). Partnerët tanë perëndimorë përpiqen të arrijnë objektivat e tyre gjeopolitike në lidhje me Afganistanin duke shfrytëzuar këtë grup terrorist (DAESH)”, vlerësoi Lavrov.

Shefi i diplomacisë ruse theksoi se Moska do të vazhdojë ta ndihmojë ushtrinë afgane për të vendosur sigurinë në vend.

Kurse ministri i Punëve të Jashtme të Indisë, Jaishankar tha se Afganistani duhet të jetë një vend i pavarur dhe me stabilitet.

“Të ardhmen e Afganistanit mund ta përcaktojë populli afgan”, shtoi ai./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne