Rajoni

LDK dhe aleatët e rinj do të nominojnë Isa Mustafën kandidat për Kryeministër të qeverisë së re të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa deklaroi pas takimit konsultativ që zhvilloi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se ditën e nesërme do forca që ai drejton do të caktojnë se cili do të jetë kandidati për kryeminsitëri i Republikës së Kosovës.

Mustafa u shpreh se gjatë ditës së nesërme do të mblidhet Kryesia e parties, ku dhe do të diskutohet rreth emrit të kandidatit.

Burime për EU News në LDK konfirmojnë se kjo parti pritet “të nominoje në mënyrë unanime Kryetarin e saj, z. Isa Mustafa të drejtojë si Kryeministër qeverinë e re të Kosovës”.

Gjithashtu lidhur me përbërjen e kabinetit të ri qeveritar do të ketë mjaft emra të rinj, profesionistë të spikatur.

Sipas të njëjtave burime ky është një kusht që duhet ta respektojnë edhe partnerët e rinj në koalicion. “Qeveria e re do të synojë rikthimin e marrëdhënieve të shkëlqyera me SHBA-në dhe ecjen përpara në rrugën e integrimeve europiane”, konfirmuan për eunews.al burime në LDK./eunews