LDK-ja nuk tërhiqet: Duam kryetarin e Kuvendit

Lëvizja Demokratike e Kosovës nuk tërhiqet nga kërkesa për të marë postin e kryetarit të Kuvendit që tashmë e mban Galuk Konjufca i Vetëvendosjes pas një votimi pa marrëveshje në kuvend. Në një koment në Facebook,të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri thuhet se në këtë mënyrë do të ketë një ndarje të drejtë të pushtetit.

“Një ndarje e drejtë dhe e balancuar e pushtetit mbi parimet e mirëbesimit do të bënte që programi qeverisës, me VV-në udhëheqëse të Qeverisë e LDK-në udhëheqëse të Parlamentit, do t’i jepnin fuqi koalicionit.

Do t’i jepnin mirëbesim dhe shkathtësi për t’u përballur me situatën politike, pasi agjenda politike është jashtëzakonisht e rëndë karshi faktorit ndërkombëtar, karshi opozitës së organizuar, karshi Qeverisë së re.

E kaluara në bashkëqeverisje ka dëshmuar qartë se ne jemi gardianë të interesave të kësaj republike përmes LDK’së dhe vetëm përmes LDK’së. Partitë e tjera politike nuk i shohim si armiq, por si rivalë politikë.

Do të ketë nevojë të punohet 24 orë në ditë e 7 ditë në javë në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve, mërgimtarëve dhe ndërkombëtarëve në republikë.

Apeloj që të kemi edhe pak durim, sepse këto konsultimet e brendshme na mundësojnë që të eliminojmë çdolloj pengese dhe çdolloj bombe të kurdisur të mandatit 4+” – shkruan Haziri në rrjetet sociale./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne