LDK sot përcakton ministrat, mediat kosovare: Nuk priten shumë ndryshime ata të Qeverisë Kurti

LDK sot do të diskutojë dhe mbi emrat e ministrave që do të vendosë në Qeverinë e re Hoti të Kosovës.

Mediat kosovare thonë se me shumë gjasa nuk do të ketë shumë ndryshime nga ministrat e LDK në Qeverinë Kurti teksa brenda partisë kanë rënë dakord që ministra të jenë Armend Zemaj, Anton Quni, Arban Abrashi, Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami dhe Vlora Dumoshi.

Por sot Gjykata Kushtetuese mund të vlerësojë dekretin e Presidentit Thaçi për formimin e qeverisë së re dhe më një masë të parakohshme formimi i saj do të ndalej deri në një vendim final./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne