Le Diran: Nuk bëhet fjalë për ndërtimin e ndonjë baze në pjesën greke të Qipros

Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Zhan Iv (Jean-Yves) Le Drian deklaroi se nuk bëhet fjalë për dislokimin e trupave franceze në pjesën greke të Qipros.

I ndodhur në Ankara për kontakte zyrtare ministri Le Drian zhvilloi takime dypalëshe dhe mes delegacioneve me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

Në konferencën për shtyp të organizuar pas takimit ministri francez preku edhe në pretendimet që qarkullojnë në mediat greke se “Franca në pjesën greke të Qipros do të ndërtojë një bazë ushtarake dhe prania e saj ushtarake këtu do të bëhet e përhershme”.

“Ne nuk kemi parashikuar formimin e ndonjë baze apo dislokimin e ndonjë njësie ushtarake franceze në pjesën greke të Qipros. Mund të them se mediat greke janë mashtruar për këtë çështje”, deklaroi ministri francez Le Drian./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne