Le Pen sulmon rivalin e saj Macron: Po tregohesh i butë me islamistët

Liderja e esktremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, ka akuzuar rivalin e saj, Emmanuel Macron, që po mban qëndrim të butë ndaj islamistëve.

Le Pen ka mbrojtur njërin ndër aktivistët e fushatës së tij, Mohamed Saou, i cili kohë më parë publikoi mesazhet e Macronit në Facebook që kishin të bënin me sulmin ndaj revistës satirike Charlie Hedbo, e cila u vu në shënjestër të xhihadistëve në vitin 2015.

Gjatë një fjalimi para rreth një mijë përkrahësve, Le Pen e akuzoi Macron, që po tregohet i butë me ekstremistët për shkak të përfitimit të votave.

“Me Macron president, islamizmi do të jetë në lëvizje”, ka thënë ajo.

Le Pen edhe njëherë ka shprehur qëndrimin e saj për luftimin e ekstremistëve islamikë, duke theksuar se zgjedhjen e saj si presidente Franca ‘do të pastrohet nga ky fenomen’./Arbresh.info

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne