Legjenda “Orient Ekspres” kalon nga Stambolli

Treni “Orient Ekspres” i nisur nga Kryeqyteti i Francës, Paris me 100 turistë nga vende të ndryshme të botës, përfundoi turin në Stamboll dhe mbërriti në Stacionin e Kapëkulesë (Kapıkule) për rrugën e kthimit.

Gjatë udhëtimit në Stamboll në “Orient Ekspres” punëtorët me veshje tradicionale turke i ofruan turistëve ushqime turke.

Treni me itinerarin Paris, Budapest, Bukuresht, Varna, Edirne dhe Stamboll, pas veprimeve në doganën e Kapëkulesë e vazhdoi rrugën për në Bullgari.

Një nga turet më prestigjioze në botë, “Orient Ekspres” vazhdon të ekzistojë që nga viti 1883 e deri më sot./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne