Lëkundje tërmeti në Durrës, ja sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti janë ndjerë përsëri në rajonin e qytetit të Durrësit.

Sipas qendrës evropiane për tërmetet, lëkundjet kanë qenë të magnitudës 3.5 rihter, në veri të qytetit.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 7:50 minuta të mëngjesit të sotëm.

Më shumë sesa të ndjera nga vetë banorët, dridhjet janë regjistruar nga agjencitë që monitorojnë veprimtarinë sizmike.

Që prej shtatorit të vitit të kaluar dhe lëkundjeve të forta që goditën Durrësin dhe Tiranën në 26 nëntor, janë regjistruar lëkundje të herë pas hershme në këtë zonë.

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi jo vetëm dëme materiale, por edhe mbi 50 viktima, ndërsa paniku tek qytetarët ende vazhdon./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne