Lëndohen 40 palestinezë në Bregun Perëndimor

Së paku 40 palestinezë, përfshirë një adoleshent, janë lënduar sot gjatë përleshjeve me forcat izraelite në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor.

Dëshmitarët okularë për AA theksuan se forcat izraelite qëlluan me bombol gazi për të shpërndarë protestuesit në malin Arma, afër qytetit Belta në Nablus.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në një deklaratë konfirmoi të lënduarit, duke përfshirë një 16-vjeçar “i cili u plagos me plumba të vërtetë në shpinë”.

Ata po ashtu trajtuan 15 persona me lëndime të plumbave gome dhe 24 raste asfiksie.

Që nga mesnata e së premtes, dhjetëra palestinezë kanë organizuar qëndrim ulur në malin Arma pas thirrjeve nga grupet e kolonëve për të demonstruar në mal dhe për ta marrë atë për krijimin e vendbanimit hebre./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne