Leonardo Rustemi arrestohet nga policia greke si pjesë e ISIS, reagon policia shqiptare: nuk ka asnjë të dhënë se është i ISISit

Mediat raportuan ditën e djeshme arrestimin e një shqiptari në Greqi, pasi ishte pjesë e ISIS.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar Policia e Shtetit, ku ka sqaruar se Leonardo Rustemi është arrestuar pasi një gjykatë në Greqi, ka nxjerrë urdhër arrest për vjedhje.

Policia thotë se deri tani, nga verifikimet e bëra, nuk ka asnjë të dhënë as nga autoritetet Shqiptare dhe as nga ato të huaja përfshirë dhe Greqinë, që të kenë të dhëna implikuese për këtë shtetas, si pjesë e ISIS./ civitas

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne