Letër drejtuar ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, pas arrestimit të saj në detyrë

Erjon Bacaj

 

Vlora Hyseni është e sëmurë,

Unë që po ju shkruaj jam një qytetar i Republikës së Shqipërisë, i angazhuar politikisht për të vendosur në vend dinjitetin e bashkatdhetarëve të mi që jetojnë në atdhe, në trojet shqiptare dhe kudo në botë. Arrestimi juaj në detyrë dhe bërja publike e detajeve të dosjes së ngritur kundër jush më turpëruan dyfish.

Fillimisht, si qytetar i një vendi ku antishteti i udhëhequr nga Edi Rama ka arritur të përmbysë Shërbimin Informativ Shqiptar, duke e vendosur atë nën patronazhin e hajdutit Ergys Agasi, së bashku me AKSHI-n, Policinë e Shtetit, Policinë Shkencore, sistemin TIMS dhe Gjendjen Civile.

Së dyti, turpi i mefshhtësisë tuaj si drejtuese dhe mbrojtëse e sovranitetit të Shqipërisë më rëndoi në konferencën rajonale të organizuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Malin e Zi, ku si përfaqësues i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” isha pjesë e delegacioneve të partive parlamentare shqiptare në rajon, për t’iu kundërvënë ndikimit autoritar të huaj, për të fuqizuar qëndrueshmërinë demokratike dhe për të identifikuar rreziqet strategjike.

Sa e fortë duhej të ishte fjala dhe toni im përballë përfaqësuesve të partive serbe që janë zotuar të mos e njohin Kosovën dhe partive maqedonase që nuk i duan shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, për të balancuar rënien e seriozitetit të Shqipërisë? Sa bindës duhet të kishte qenë argumenti im, kur në çdo media ishte fytyra juaj e shfytyruar nga tradhtia që i keni bërë shtetit, si një nga figurat kryesore që duhet të ishte simbol i vendosmërisë, seriozitetit dhe rrezikut që vendi ynë duhet të rrezatojë ndaj aktorëve që përbëjnë rrezik strategjik për këdo që flet shqip?

Përballë kësaj meje, Lëvizja “Shqipëria Bëhet” është më e vendosur se kurrë për të shkruar në ligj dënimin me 25 vjet burg për veprën penale të tradhtisë ndaj atdheut për zyrtarët e lartë, përdorimi i detyrës të të cilëve rrezikon sigurinë kombëtare.

Ju, Vlora Hyseni, me faktet e bëra publike deri më tani, rrezikoni të shpalleni fajtore për veprat penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, neni 295/a, paragrafi 1, dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, neni 302/2, me një dënim të mundshëm deri në 12 vjet burg.

Asgjë, krahasuar me dënimin e sovranitetit të shtetit shqiptar, duke ekspozuar cenueshmërinë e Shërbimit Informativ ndaj krimit të organizuar, të cilat, nëse dje ishin fjalë lart e poshtë, sot janë fakte.

Asgjë, duke pasur parasysh se sot, kundër Luftës Çlirimtare të UÇK-së dhe kundër interesit të gjerë, një konspiracion ndërkombëtar dha rezultatet e tij të para me Dhomat e Specializuara në Hagë, ku udhëheqësit e saj kanë marrë një dënim prej 25 vjetësh burg, shumë më tepër se vetë gjeneratat kriminale të Milloshoviçit.

Asgjë, duke kujtuar se ky popull, po aq i vjetër sa vetë historia, që në vitin 358 p.e.s., me përballjen e parë ushtarake të dokumentuar mes Mbretit Ilir Bardhyl dhe Filipit II të Maqedonisë, ka luftuar dhe ka derdhur gjak për ekzistencë. Qindra mijëra shqiptarë, jo thjesht folës të shqipes, kanë dhënë jetën në 2,348 vitet e fundit në mënyrë që në këto troje populli ynë të mos shpërngulej apo të mos shuhej.

Përballë këtyre 3 meje historike që rendita më sipër, Ergys Agasi dhe Edi Rama, për të cilët duket se jeni e gatshme të jepni gjithçka, janë si një parazit në trupin e një pleshti, si nga rëndësia ashtu edhe nga funksioni në lidhje me sovranitetin dhe rëndësinë e shtetit shqiptar.

Uroj dhe ju bëj thirrje të mos e bëni mbrojtjen tuaj në rrafshin e joshjes burrë-grua, sepse kjo do të shtonit një tjetër mëkat mbi shpinën tuaj. Mëkatin e rritjes së diskriminimit ndaj vajzave dhe grave të këtij kombi të cilat, me dinjitet, kanë marrë dhe kërkojnë përgjegjësi publike në institucionet e këtij vendi. Një dëm që ju, drejtueset e larta të shtetit, u keni bërë vajzave dhe grave tuaja, kur poshtëruat antishtetin që ju dërgoi në radhë për një zyrë të Ergys Agasit.

Kërkoni falje dhe bashkëpunoni me drejtësinë për çdo përgjegjësi penale që keni dhe për çdo individ që, në dijeni tuaj, me korrupsion, vjedhje dhe degjenerim po mbërthejnë shtetin nga brenda. Bëjeni këtë akt që rrobat e dinjitetit që ju zhveshi antishteti t’i dëgjojë opinioni publik shqiptar, nëse përmes dëshmive tuaja ndihmoni në çlirimin e shtetit nga kthetrat e kësaj sëmundjeje.

Populli shqiptar u ka mbijetuar rreziqeve në këto 2,348 vjet, sepse përtej tradhtarëve dhe hajdutëve, ka patriotë e atdhedashës që, brez pas brezi, do ta mbajnë gjallë popullin tonë edhe për 3,000 vjet të tjerë./fb

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne