Shqiperia

Letër e hapur për Ministren e Drejtësisë së Shqipërisë, znj. Etilda Gjonaj

Zonjë e dashur,

Ne dëgjuam lajmet se disa të burgosur u falën në prag të Vitit të Ri, dhe ne shpresuam për drejtësi nga mirësia tuaj. Siguria dhe përparimi në shoqëritë njerëzore do të realizohen me më shumë dashuri dhe falje sepse Zoti e do faljen.

Duhet guxim të tregosh mirësi dhe ju keni treguar që e keni atë guxim. Ne ju përgëzojmë ju dhe qeverinë tuaj për këtë guxim dhe ju urojmë suksese në shërbim të vendit dhe njerëzve tuaj.

Zonja Ministre e Drejtësisë, unë do të doja të tërhiqja vëmendjen tuaj për një rast që duket se shkel mbi drejtësinë në vendin tuaj, dhe që shkel të drejtat e një personi të pafajshëm dhe me siguri ju do të jeni dakord.

Gushtin e kaluar, një mik i yni, Ehsan Bidi u arrestua dhe po mbahet në një kamp të mbyllur në Manzë. Atij nuk është lejuar as të marrë një avokat.

Ne theksojmë se Ehsan Bidi ka gjashtë vjet që qëndron në vendin tuaj, ka zbatuar të gjitha rregullat dhe i është dhënë një leje qëndrimi dhjetë vjeçare nga qeveria.

Nga prejardhja e tij, sipas ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare, ai njihet si refugjat. Por për fat të keq, ai është arrestuar dhe të drejtat e tij si njeri dhe të drejtat e azilit i janë shkelur plotësisht. Ai kishte zgjedhur të qëndrojë në vendin tuaj me shpresë për të gjetur një jetë më të mirë dhe më të lehtë sepse beson se mund të ketë një jetë të mirë në një vend ku respektohet ligji, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, ashtu si kudo tjetër.

Zonja Ministre, mezi presim të shohim guximin tuaj në administrimin e drejtësisë në këtë rast. Ne ju bëjmë thirrje që të mos lejoni shkeljen e të drejtave të secilit që ka kërkuar strehim në vendin tuaj dhe që është i lidhur me të dhe ka respektuar të gjitha ligjet e vendit që nga koha kur ai ka ardhur aty.

Me respektin më të madh
1- Muhamed Azim Mishmast
2- Hadi Sani Khani
3- Hassan Heyrani
4- Abdolrahman Mohammadian
5- Hassan Shahbaz
6- Ali Hajari
7- Ehsan Bidi
8- Gholam Mirzai
9- Malek bit Mashal
10- Moussa Damroudi
11- Gholamreza shekari
12- Parviz Heydarzade

/gazetaimpakt/nejatngo

OPINIONE