Opinion Shqiperia

Letër e hapur: Pse nuk flet Ben Blushi?

Nga Adriana Kalaja

Adriana Kalaja, një nga themelueset dhe administratore e LIBRA-s, ka dërguar këtë letër të hapur, ku shpreh zhgënjimin e saj me kreun e LIBRA-s, Ben Blushi dhe jo vetëm kaq.

Kalaja akuzon se parimet që e bashkuan me LIBRA-n nisën të zëvendësohen shumë shpejt “nga interesa te ngushta te Kryetarit dhe të familjes Hafizi”.

Letra e plotë:
Kisha vendosur te mos shkruaja publikisht por, me ngacmoi nje postim i z. Blushi ne FB, ku merrte persiper pergjegjesine e tij te humbjes.

Them me ngacmoi, pasi prisja perveç se te merrte pergjegjesite e kesaj humbje, te paraqiste edhe arsyet se ku gaboi si kryetar i LIBRA-s e ndoshta, per here te pare, te linte notat e ironise dhe metaforat e pavenda.

Kur u nisa ne rrugen e LIBRA-s,  kisha ne mendje nje projekt LIRIE dhe BARAZIE duke mos besuar kurre qe, shume shpejt zhgenjimi do zinte vendin e ENDRRES SE MADHE.

E nisem, duke shpresuar e duke besuar te njeri -tjetri se do te percillnim nje FRYME  qe nuk ishte pare deri me sot tek njerezit, por jo!

Ndodhi e kunderta!

Shume shpejt, pa kaluar nje muaj nga ajo pritje e madhe qe i beri Tirana dhe jo vetem, krijmit te LIBRA-s, parimet filluan te zevendesoheshin nga interesa te ngushta te Kryetarit dhe te familjes Hafizi.

Ne shkuam pas nje njeriu qe la nje force politike, ku aderonte prej me shume se nje dekade, sepse ishte shkelur Statuti. Por sa here e shkeli statutin e LIBRA-s vete kryetari i ri, ne bashkepunim te plote dhe nen ndikimin e se “vetezgjedhures” si nenkryetare, znj. Hafizi?

-E shkeli ne dhjetor te vitit 2016, kur emeroi nje Administrator nderkohe qe ekzistonte nje i tille, i zgjedhur nga Berthama konform Statutit te LIBRA-s;

-E shkeli ne janar kur nuk konstituoi Keshillin i cili do te zgjidhte edhe nenkryetarin e LIBRA-s dhe, kur kjo u kerkua nga disa zera brenda Berthames qe ai/ajo te ishte jo nje ish-Rilindas, ai nuk reagoi, madje heshti edhe kur znj. Hafizi kercenoi me perjashtime nga partia;

-E shkeli ne shkurt kur futi LIBRA-n ne zgjedhje te parakohshme kur zgjedhjet. jo vetem u organizuan dhe u financuan por edhe u manipuluan nga familja hafizi;

-E shkeli ne mars kur  nuk u zgjodhen por u emeruan drejtuesit e departamenrte ku, pjesa derrmuese  ishin pa asnje kontribut ne LIBRA.

-E shkeli ne prill kur nuk hapi fushate per kandidatet per deputete dhe listat, ne shkelje flagrante te Statutit i beri Kryetari ne bashkepunim me familjen Hafizi, vetem per interesa personale;

-E shkeli ne maj kur prezantoi nje program pa program, i cili jo vetem qe nuk ishte kontribut i LIBRA-s por, program i bere me shijet dhe gustot e Drejtuesve te LIBRA-s pa drejtues (sepse une jam anetare e nje komisioni dhe nuk jam thirrur qe nga data 2 Prill per mbledhje).

Gjashte shkelje te renda te statutit ne gjashte muaj. Edhe Rama (Kryeminister) vete do ta kishte zili kete gje. Dhe ketu e gjej me vend  shprehjen se ky eshte rasti kur  “Nxenesi ia  kalon edhe mesuesit!”

Dhe prandaj ZOTI BLUSHI NUK FLET.

Them shkelje te renda pasi, mos ngritja e Keshillit, ne aspektin ligjor ka nxjerre ilegjitime dy komisione te rendesishme siç jane Komisioni i Etikes dhe ai i Garancive Statutore, te cilat vetem ky Keshill i kishte tagrat t’i zgjidhte dhe jo te emeroheshin nga bashkekryetaret.

Se po te shkojme te fakti, se anetare te Komisionit te Etikes (te cilet benin intervista dhe listat paraprake te kandidateve) u vune ne listat e kandidateve, ora e ligjit dhe e statutit ngel ne vend!

Kam pare gjithe kete periudhe qe ben rolin e viktimes. Viktime se nuk e regjistroi Biba ne KQZ, viktime se Rama (Kryeminister)  i nxjerr Lul Berishen  per te bere foto, se …… dhe shume viktima…te tjera.

Dhe prandaj ZOTI BLUSHI NUK FLET.

Por une kam disa pyetje per Blushin, kryetar te LIBRA-s:

-Po fajin KQZ ta kishte se LIBRA ishte ne fakt e regjistruar qe ne Janar;

– Po fajin KQZ ta kishte se ne LIBRA ka tre Administratore (Financiere)?

-Po fajin KQZ ta kishte se ne LIBRA u zgjodh anetare berthame bashkeshortja e Administratorit (sipas Statutit, Administratorin e zgjedh Berthama) dhe megjithese e kam kerkuar me shkrim nuk kam pergjigje edhe sot e kesaj dite?

-Po fajin KQZ ta kishte qe ne shkresen e derguar kesaj te fundit kishe caktuar rrogetarin e familjes Hafizi per te mbajtur marredheniet me KQZ?

-Po fajin KQZ ta kishte qe une ta kam kerkuar qe ne Janar qe rrogetari i familjes Hafizi eshte ne konflikt interesi me pozicionin e anetarit te Komisionit te Garancive Statutore ?

-Po fajin Rama (Kryeminister)  ta kishte qe ti nuk njeh ata persona qe i anatemon?

-Po fajin Rama (Kryeminister)  ta kishte qe ti kalon pikerisht prane kafes qe po pinin  personat qe i anatemon?

-Po fajin Rama (Kryeminister) ta kishte qe ti e kopjon ne maksimum per arrogancen qe shfaq?

-Po fajin Rama (Kryeminister) ta kishte qe ti megjithese e akuzoje se ka blere median, nuk le media (pothuajse çdo dite) pa dale gjate gjithe fushates?

Pyetjet jane pa fund por ajo qe me shqeteson me shume eshte se megjithe shpresen time dhe te miqve te mi, ti z. Blushi nuk u ngrite kurre ne nivelin e nje LIDER-i!

Sepse LIDER-i  i nje force, te ngritur mbi parime dhe norma morale:

-Nuk telefonon disa anetare qe te shkruajne dhe te shajne disa anetare te tjere, pse ata kane shfaqur ide ndryshe nga ajo e bashke drejtuesve;

-Nuk kritikon nje anetar nepermjet anetareve te tjere se pse “duartrokitet Adriana kur flet te 15- kateshi, kur thekson se se LIBRA fiton vetem nese respekton statutin (ne kete takim me eshte  dukur  vetja si z. Blushi  dikur ne Elbasan);

-Nuk pergojon anetaret dhe mbeshtetesit e vet neper kafet e Tiranes, vetem pse keto nuk bejne rolin qe ti do, ate te bindjes absolute.

Ne fund te kesaj letre te hapur duke mare ne konsiderate faktin se une e di “PSE NUK FLET ZOTI BLUSHI?”, po i bej nje thirrje z. Blushi:

-Jep doreheqjen si Kryetar i LIBRA-s;

-Bej analize dhe kerkoi ndjese publike LIBRA-s dhe jo vetem, per humbjen.

-Fute LIBRA-n ne zgjedhje te parakohshme, zgjedhje te cilat ti bej LIBRA dhe jo familja Hafizi.

-Konkuro perseri si kandidat per Kryetar por jo duke shkelur rregullat e kandidimit dhe heshtjen zgjedhore si ne Muajin Shkurt.

Une zgjodha te luftoj per LIBRA pa ikur nga kjo parti te cilen bashke me miqte e mi me te mire e krijuam si force lirie dhe barazie. Dhe do vazhdoj ta bej kete.

Betejen morale me te gjithe ju qe tentuat ta shkaterronit LIBRA-n e fitova. Tani jam ne rrugen e duhur te fitoj dhe ate ligjore, me dallimin se do heq dore nga pjesa e demshperbimit moral. Sepse njerezit, duke mos te besuar, indirekt, ma dhane mua demin moral te shkaktuar…

Une e di se se eshte e veshtire te pranosh gjithe sa paraqita me siper por, miku im, BETEJA ME VETEN ESHTE BETEJA ME E VESHTIRE!

Nese nuk e ben dot kete, jepi lamtumiren politikes dhe bej ate qe di te besh me mire, shko shkruaj ndonje roman te rradhes! Vetem, kete here mos kopjo Ramen (Kryeminister) me “Kurbanin”!

OPINIONE