Opinion

Letër e hapur shefit të stacionit të CIA-s në “Rilindja Ridge”

NGA: GJERGJI THANASI

I nderuar shef i stacionit të CIA-s!

Si patriot shqiptar dhe besues i zjarrtë në partneritetin e ngushtë Shqipëri-Amerikë po ju shkruaj këtë letër të hapur për ca veprime pocaqi të SHIK-ut dhe antiterrorit shqiptar. Të tilla veprime janë jo vetëm antishqiptare, por edhe mjaft problematike për pozicionin e diplomatëve amerikanë në Tiranë. Të tilla veprime krijojnë premisa për ndodhjen e ngjarjeve të jashtëzakonshme.

I nderuari shef i stacionit!

Shiksat dhe antiterrorrsat tanë të nxituar e nën presionin e entiteteve jo shtetërore si psh. kulti MEK (Muxhahedinët e Popullit Iranian) të kryesuar nga Miriam Rajavi, një plakë ish terroriste, e mjerë, apolide dhe apartride, janë përfshirë në një stihi raciste kundra qytetarëve të vendeve të ndryshme të Lindjes së Mesme, që janë rezidentë në Shqipëri. Këta zavallët tanë pa pikë personaliteti dhe profesionalizmi hapur justifikohen dhe mburren se janë bërë hyzmeqarë të kësaj plakës Rajavi sipas urdhrit të partnerëve tanë amerikanë. Ngaqë nuk po gjejnë agjentë e terroristë iranianë në Shqipëri, po shkojnë edhe përtej rolit prej aktori gjysëm figurant të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që lexoi  muaj më parë mepak gabime në konferencën e shtypit pacavuren e përgatitur nga MEK-sat e Manzës. Shikasit + antiterrorrsta po sajojnë agjentë e terroristë iranianë në Shqipëri.

Kur nuk ka terroristë i shpikim

Këta të sotmit po e cojnë më tej traditën e Sigurimit të Shtetit të futjes së armëve në kishë për të akuzuar klerin katolik si terroristë të Vatikanit dhe të Inteligjent Servisit britanik. Aktualisht mbi njëqind shtetas të Lindjes së Mesme me leje të rregullta qëndrimi janë akuzuar pa kurrfarë fakti e prove, madje edhe me zero indicie, që janë spiunë të Regjimit të Mullahëve të Teheranit. Besoj se duhet t’iu kenë dërguar edhe juve shkresa mburravece për sukseset në zbërthimin dhe neutralizimin e rrjeteve të spiunëve iranianë në Shqipëri. Mos u besoni! Janë vec gënjeshtra relativisht të trasha, që u shërbejnë këtyre corbaxhinjve tanë për të justifikuar rrogën dhe për të plotësuar planin mujor të servilosjes ndaj jush personalisht, ndaj institucionit, ku ju jeni punësuar (CIA), ndaj SHBA-së dhe për të larë “m…..armalatën” anti Trump të kryeministrit Edvin me “shu…..rup” Helidoni!

Luftojmë terroristët iranianë dhe mbushim xhepin me para

Këta me demek 007-at tona një rrugë e dy punë edhe ju servilosen duke u hedhur hi syve ju, edhe ngrohin xhepin me pare. Duke qëndruar në rradhë për të marrë tollonin e vezëve dhe të mishit të grirë si në kohën e Dullës dëgjova se janë të paktën 23 raste (3 prej tyre të dokumentuara me zë e figurë), që këta shiksat e antiterrorrsat tanë për të mos i dëbuar jashtë Shqipërisë shtetasit nga Lindja e Mesm, u kërkojnë rryshfet. Shifrat shkojnë nga 2000 në 4000 USD, për të hequr emrin nga lista e dëbimit. Me raste pranojnë rryshfet edhe në natyrë si fjala vjen ndonjë makinë prodhim japonez apo koreanojugor. Për t’iu servilosur ju e njëkohësisht për t’ua shitur sapunin për djathë nuk pyesin fare, nëse viktimat kanë dokumente të rregullta, nëse kanë bërë investime në Shqipëri edhe mbi 1 milion USD (rasti i atij arabit sunit, që ka investuar në ngritjen e një fabrike këpucësh në vendin tim).

Rreziku i një veprimtarie të tillë

Së pari, zelli idiotesk për të neutralizuar spiunë iranianën (të paqenë) mund të cojë në incidente të tipit të gjermano-libanezit Khaled el Masri. Shërbimi sekret maqedonas dallkauk, servil dhe xhahil në dukje i bëri nder CIA-s amerikane me rastin e këtij libanezo-gjermanit të ngratë, por faktikisht i hapi telashe pa fund dhe i krijoi fërkime të dhimbshme me shërbimet aleate BND dhe BFV. Të tilla fërkime e vështirësuan veprimtarinë e CIA-s jo vetëm në Gjermani, por edhe në Ballkan (Bosnje e Kosovë). Shiksat dhe antiterrorrsat tanë thjeshtë po i bëjnë copy paste veprimeve të “derrkucëve” 007-ta maqedonas të vitit 2003. Besoj fuqimisht se, po u vazhdua kjo mesele, CIA duhet të gjejë një tjetër Aeroport Kucove për të përsëritur 24 majin e vitit 2004, kur Khaled Al Masrin e shkretë e përplasën nga Kandahari në Kucovë sikur të ishte ndonjë thes me patate. Njerëzisht ju paralajmëroj se një Al Masri tjetër në Shqipëri pa dyshim, që do t’ua prishte karrierën në mënyrë të pariparueshme juve si shef stacioni në “Rilindja Ridge”.

Së dyti tahmaja për para e këtyre rronxho-bonxhove tanë, po u krijon vështirësi edhe shërbimeve partnere. Fjala vjen, sic dëgjova, ndërsa mbaja rradhë për të blerë vajguri, MOSAD-i ka hequr picirin për të rekrutuar, trajnuar dhe kamufluar besueshëm një arab, që do të kryente veprimtari spiunazhi në rradhët e të huajve në Shqipëri në favor të izraelitëve. Këta antiterrorrsat tanë i kërkuan 2 000 USD rryshfet, që t’i ripërtërinin lejen e qëndrimit, në të kundërtën ky asset i izraelitëve do të dëbohej nga Shqipëria. Ju z. shef i stacionit e dini nga përvoja e juaj personale, sesa të vështirë e kanë izraelitët për të nxjerrë pare nga xhepi, por të detyruar nga rrethanat në rastin në fjalë i paguan dollarët kokërr më kokërr, me qëllim që tahmaja shqiptare mos dëmtonte punën e cifutëve në tokat shqiptare.

Së treti duke iu informuar për këtë lumë suksesesh të paqena në neutralizimin e rrjeteve të pafund të spiunëve iranianë në Shqipëri rrezikojnë t’iu vënë të flini gjumë mbi dafina dhe kur të vijë rreziku…. Larg qoftë mund të ndodhë me ju si me atë fshatarin e fabulës së La Fontaine, që gënjente bashkëfashatarët, me rrezikun e ujkut, ama kur ujku erdhi vërtet asnjë nga fshatarët nuk doli ta ndihmonte, se menduan, që ishte alarmi i rremë i rradhës.

Sjell në vëmendjen tuaj se shërbimi sekret, policia, antiterrori bullgar si në kohën e komunizmit edhe në atë të pluralizmit ka qenë shumë më profesionale dhe efikase sesa homologët e vet shqiptarë. Kur bullgarët e hëngrën “golin” në Burgas (me izraelitë e bullgarë të vrarë), sa shanse kanë këta tanët vallë të përballen suksesshëm me “ujkun” iranian?!?!?!?!? Lavdi Zotit deri tani iranianët nuk na kanë fare në defter, se po të kishin ndërmend për të bërë dicka, këta antiterrorrsat e shiksat nuk do na hynin në punë. E vetmja shpresë do të mbetej Pandeli Majko, Grida Duma dhe Salianji…….. I nderuar shef stacioni gjërat kanë vajtur në atë derexhe, saqë vec sarkazmë si kjo e imja mund të shprehë me denotation e me connotation të mjaftueshëm përkeqësimin real të situatës.

Së katërti, kur këta tanët për 2 000 USD shkelin betimin dhe shpërdorojnë detyrën me mitëmarrje cfarë do bënin vallë, nëse shërbimi sekret iranian do t’u ofronte 20 000 USD?!?!?!?!?! Vallë shërbimet sekrete iraniane janë aq të varfra në fonde, saqë nuk disponojnë 20 000 dollarë për të blerë këtë apo atë shikas ose antiterroras?!?!?!?!?Me ndonjë përjashtim disi të rrallë këta tanët për 20 000 USD janë gati, jo thjesht të shiten vetë, por edhe të nxjerrin për “punë” te semafori, motrat, gratë, vajzat e veta dhe, nëse gjejnë klientë edhe nënat e tyre plaka!

Së pesti këta myteberët tanë për të justifikuar shkeljen e dispozitave në legjislacionin shqiptar, që mbrojnë të drejtat e liritë e njeriut (shiko faksimilen e shkresës me firmën e Helidon Bendos), justifikohen lart e poshtë, se e bëjnë për hir të Amerikës.  Unë për të gëzuar këto të drejta njeriu (pavarësisht nga kufizimet e aplikuara nga regjimi i Edvin Kokainës), nuk u tremba të përplasem ballazi në sheshin qëndror të Durrësit me diktaturën e Ramiz Alisë. Pagova cmimin me një “vizitë” në Burgun e Spacit. Unë kurrsesi nuk mund t’i lejoj këta persona, që të më rrëmbejnë në moshën 54 vjecare, atë që e fitova duke u përleshur fyt a fyt me rregjimin komunist (dhe instrumentet e tija të shtypjes) në moshën 24 vjecare. Unë ju siguroj ju si shef stacioni që nuk kam hic gajle, nuk impresionohem dhe nuk ma ndjen fare, kur këta individë përdorin SHBA-në dhe emrin tuaj personalisht si “ kondom” për të mbrojtur shkeljet e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Sinqerisht ndihem keq, kur ky Helidon Bendo (“homogjen” helen me kartën ngjyrë rozë në xhep), në emër të interesave të larta të Atdheut, Shqipërisë (apo Greqisë si homogjen helen) nëpërkëmb gjyqësorin shqiptar me shkresa si kjo, që po publikoj në shkrimin tim. Sa për krahasim në kohën  kur GESTAPO-ja drejtohej nga Rudolf Diels për shkak edhe të rezistencës së ministrit të brendshëm Vilhelm Frick, inspektorët e GESTAPO-s nuk guxonin tu imponoheshin gjykatave gjermane. GESTAPO-ja, ndonëse kishte një bazë ligjore të fuqishme në dekretet për mbrojtjen e shtetit të  miratuara pas djegies së Rajshatagut, nuk guxonte të sillej me gjyqësorin gjerman sic sillet ky Helidoni me gjyqësorin e një vendi anëtar të NATO-s. GESTAPO-ja arriti ta trajtojë gjyqësorin gjerman, sic trajton Bendo gjyqësorin shqiptar, vetëm pasi në krye të GESTAPO-s erdhi obergruppenfuhrer-i Hajdrih dhe pasi Hitleri zgjodhi të përkrahte Himlerin në vend të Vilhelm Frikut. Në dijeninë time Edvini ynë nuk i ka dhënë ndonjë përkrahje preferenciale këtij Bendos vis-avis gjeneral Lleshit (SIC!)

Së gjashti një pararendësi juaj në funksionin e shefit të stacionit në “Rilindja Ridge” u qorrolleps keq nga një politikan shqiptar hajdut, gjysëm debil, batakci dhe fiziologjikisht kopil i një fatorinoje treni. Rezultati: dhjetra shqiptarë u vranë me lemeri, nja 40 milion USD pasuri private dhe publike vanë për dhjamë qeni, ndërsa shefi i atëhershëm i stacionit shpëtoi me një ngadalësim të lehtë të karrierës duke përfunduar si diplomat në një nga “stan-republikat” ish sovjetike.  Për efekt xhentilese nuk po bëj publik emrin, funksionin zyrtar diplomatik, nr. celularit Vodafon si edhe nr. e cel. në ish republikën sovjetike, ku u transferua ky ish paraardhësi juaj në Tiranë. Nga zemra ju bej thirrje të tregoheni të kujdesshëm, që mos përsëritet historia edhe me ju sic i ndodhi këtij pararendësit tuaj!

Së shtati publikisht ju përgjërohem të bëni kujdes me këta shiksat dhe antiterrorrsat tanë, që përgjithsisht karakterizohen nga një mungesë proverbiale inteligjence dhe që për shkak edhe të dembelizmit mendor ofrojnë përgjithsisht “shoddy ëork”. Rasti më i fundit ishte, kur fotoreporterja e specializuar për Lindjen e Mesme dhe bashkëpunëtore e kahershme e NYT zj. Tara Todras-Whitehill, fotografoi brenda Kampit (kazermës, rezortit turistik) Ashraf 3 gjurmë “elefanti” të veprimtarisë së këtyre shikasve dhe antiterrorrasve tanë. Besoj se edhe ju i nderuar bini dakord me mua, që është aprofesionalizëm ulëritës lënia e gjurmëve të tilla për tu fotografuar nga kjo fotoreporterja në shërbimin e sajmë të fundit për NYT-in?!?!?!??!?!?!

Duke e mbyllur letrën time të hapur ju përgjërohem edhe një herë të vini dorë dhe të “lidhni” këta vartësit e Helidonit dhe të Gledisit, se me budallëqet e tyre dhe me veprimtari me raste haptas kriminale do të bëjnë ndonjë hata debilët e ngratë. Do paguajë faturë Shqipëria, por nuk është hic cudi, që të pësojë dëme serioze edhe karriera e juaj deri tani e suksesshme në rradhët e CIA-s!

Me respekt dhe konsideratë të lartë gazetari shqiptar, GJERGJI THANASI

/Gazetaimpakt/

 

OPINIONE

INTERVISTA