Letër nga Venezuela: Nuk është gjithcka ashtu siq shihet në media!

Në një letër dërguar shkrimtarit të gazetës Duvar, Metin Yegin, një punëtore nga Venezuela, Maria Fernanda Romero Tavera i ka treguar ato që kanë ndodhur në vend. Tavera u shpreh se ‘nuk është gjithqka ashtu siq e tregojnë mediat botërore, jo e gjithë opozita vepronë së bashku me gringo-t (të huajt)’.

Maria Fernanda Romero, një punëtore dhe nënë, i ka dërguar një letër nga Venezuela shkrimtarit të gazetës Duvar, Metin Yegin, në të cilën i ka treguar ato që kanë ndodhur në vendin e saj. Tavera ka shkruar se interneti është bllokuar nga Shtetet e Bashkuara dhe se jo e gjithë opozita vepron së bashku me Shtetet e Bashkuara.

Tavera shkroi në letrën e saj kështu:

“I dashur shoku Metin! Unë personalisht jam mirë. Kemi kaluar kohë shumë të vështira por unë ende po rezistoj. E drejta kombëtare, borgjezia botërore, imperializmi, provuan çdo gjë për ta përmbysur qeverinë. Kam marrë pjesë në protestën e madhe më 23 janar. Mobilizimi revolucionar, Chavist ishte shumë i fortë. Njerëzit ishin të etur për të mbrojtur konviktin Bolivarian së bashku me Maduro-n. Nuk ka dyshim se ne duhet të luftojmë kundër rrjedhës së keqe të ekonomisë dhe kundër burokracisë, por mbi të gjitha ne duhet të mbrojmë konviktin Bolivarian si dhe paqen. Morali ynë është shumë i lartë. Ne do të arrijmë yjet.”

‘PO E BLLOKOJNË MADJE EDHE INTERNETIN’

Imperialistët po bllokojnë madje edhe internetin dhe unë për shkak se tani jetoj në dy qytete të ndryshme, kam qasje shumë të vogël në internet dhe kompjuteri im nuk funksionon. Është shumë e vështirë për të riparuar atë apo për të marrë një të ri, sepse gjithçka është shumë e shtrenjtë. Unë nuk kam as Whats App apo celular Android.

Ju lutemi; Ju duhet ta njoftoni rezistencën tonë ndaj mediave, shtypit, dhe kudo … Këtu ka kryengritës. Nuk është gjithqka ashtu siq e tregojnë mediat botërore. Të gjitha janë të shtrembëruara. Madje një pjesë e opozitës nuk vepron së bashku me gringot.

Të përqafoj, shok. Hasta la victoria siempre!!

Maria Fernanda Romero Tavera

Burimi : Gazete Duvar/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne