Letra e Fondacionit Familjar Sahar për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë

Paralajmërimi për kërcënimet ndaj familjeve dhe ish anëtarëve të MEK-ut

Sahar Family Foundation (SSF)

 

I nderuar Z. Dritan Demiraj,

Siç jeni në dijeni, mbi 2000 anëtarë të një kulture terroriste të njohur si Organizata Mojahedin-e Khalq (MEK, MKO, NCR, UÇK …) banojnë në vendin tuaj si refugjatë të OKB-së. Këta individë i nënshtrohen të gjitha llojeve të abuzimeve dhe kufizimeve kultike, duke përfshirë privimin e kontakteve dhe vizitave familjare.

Deri më sot, rreth 100 individë kanë arritur të shkë puten nga ky kult. Ata mbeten në Shqipëri, por sipas një marrëveshjeje të bërë mes UNHCR-së dhe udhëheqësve të MEK-ut, ndihmat e tyre për refugjatët e OKB-së paguhen ende drejtpërdrejtë në kultin Rajavi si organizatë, në vend të atyre si individë. Ky devijim i fondeve që synon të mbulojë shpenzimet e tyre të jetesës do të thotë se ato mbeten nën kontrollin e kultit.

Përveç kësaj, brenda MEK-ut ka edhe rreth 100 individë që ne dimë se duan të largohen, por që janë të penguar të bëjnë këtë për shkak të masave ekstreme të kontrollit të imponuara ndaj anëtarëve. Disa nga këta individë mbahen edhe në izolim brenda kultit.

Kohët e fundit, Maryam Rajavi – udhëheqësja de facto e kultit pas zhdukjes së Massoud Rajavi – bëri përsëri një udhëtim në Shqipëri për të penguar anëtarët që të largoheshin. Në një takim, ajo në mënyrë implicite i kërcënoi ata që duan të largohen. Ne e dimë se ardhja dhe largimi i saj nga Shqipëria është rregulluar për të shmangur procedurat e kontrollit të pasaportave në aeroport. Gjatë vizitës së Rajavi, znj. Elona Gjebrea, zv / ministrja e Punëve të Brendshme përgjegjëse për luftën kundër trafikimit, mori pjesë në një mbledhje kulti dhe shprehu mbështetjen e saj të plotë për grupin terrorist.

Kohët e fundit një artikull u botua në një faqe interneti të lidhur me kultin, i cili kërcënon familjet e anëtarëve dhe ish-anëtarët me vdekje. Natyrisht, kjo shkaktoi shumë shqetësime mes tyre. Në këtë artikull ata që janë larguar nga organizata dhe ata që dëshirojnë të vizitojnë të dashurit e tyre përkufizohen si tradhtarë dhe prandaj, sipas teorive të kultit të këtij grupi, janë përgjegjës për ekzekutimin e merituar. Neglizhenca dhe marrja me të mirë që qeveria shqiptare i bën këtij grupi terrorist, u ka mundësuar atyre një derë të hapur dhe i ka inkurajuar ata që të kërcënojnë  me vrasje hapur njerëzit.

Ne gjithashtu mësuam se kultivi terrorist Rajavi ka përgatitur objekte 27 kilometra jashtë Tiranës, në mënyrë që të lëvizë të gjithë anëtarët në një vend të largët dhe të izoluar të ngjashëm me garnizonin Ashraf në Irak. Atje është planifikuar t’i fshehë ata nga vëzhgimi, inspektimi ose ndërhyrja e jashtme dhe t’i privojë nga liria, të drejtat themelore të njeriut dhe t’i pengojë ata që të kenë ndonjë qasje në botën e jashtme.

Fatkeqësisht, ne jemi dëshmitarë të sjelljes brutale të qeverisë dhe policisë shqiptare ndaj familjeve. Familjarёt vijnë në Shqipëri për të vizituar të dashurit e tyre. Nё asnjё vend tё botёs nuk konsiderohet krim vizitimi i tё dashurve tё familjes, ndёrkohё qё nё vednin tuaj familjarёt e anёtarёve tё kultit Rajavi pasi janё pёrzёnё e rrahur nga kulti e nuk janё lejuar tё takojnё tё afёrmit e tyre, policia e vendit tuaj i ka marrё nё pyetje dhe i ka trajtuar si tё ishin kriminelё.

Anëtarët e ndarë të kultit Rajavi në Shqipëri janë ankuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në UNHCR shumë herë për keqtrajtimin dhe kriminalitetin e kultit ndaj vetes, anëtarëve dhe të tjerëve. Përgjigjja e deritanishme, megjithatë, është që secili të mbajë përgjegjësi për neglizhimin e detyrës së vet  ligjore.

Fondacioni Familjar Sahar ngre shqetёsimin pёr  lejimin e kërcënimeve me vdekje ndaj familjeve dhe anëtarëve të ndarë si dhe do të bëjë  Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe policinë dhe forcat e sigurisë, përgjegjëse për neglizhencёn ndaj veprave kriminale tё të kultit dhe do tё ndjekё  tё gjitha procedurat ligjore tё ankimit përmes asambleve ligjore dhe organizatave ndërkombëtare .

Me respekt,

Sahar Family Foundation

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne