Shqiperia

Letra/ Firma lobuese-Bashës: Duam 150 mijë $ dhe ju ‘garantojmë’ mbështetje amerikane për zgjedhje të lira

Birn Albania publikoi shifrat e majme që partia demokratike u pagoi firmave lobuese në SHBA për të siguruar takimet me zyrtarët e lartë amerikanë, ndër të cilat rezultoi edhe një pagesë prej 150 mijë dollarësh për firmën Barnes & Thornburg LLP, për tre muaj shërbimi.

Në letër, që nis me fjalët “I dashur lideri Basha”, shprehet kënaqësia nga ana e firmës për shërbimin që ajo do të kryejë në planifikimin e takimeve dhe komunikimit midis përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe atyre të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Firma i bën me dije Bashës se se do të lobojë për qëllimin e deklaruar të Partisë Demokratike: mbështetje amerikane për idenë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Firma po angazhohet për të ndihmuar PDSH-në në ndërtimin e marrëdhënieve me qeverinë amerikane, për të inkurajuar Shtetet e Bashkuara që të mbështesin idenë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri duhet të kryhen në mënyrë të lirë dhe të drejtë. Kjo do të përfshijë ngritjen dhe zhvillimin e një grupi politikash të PD, brenda firmës sonë, që do të kryesohet nga Craig Burkhardt. Grupi do të ndihmojë PDSH-në zhvillimin e një marrëdhënie të ngushte pune me anëtarët e lartë të degëve ekzekutive dhe legjislative të SHBA”- shkruhet në letër.

Në letër, Bashës i bëhen të qarta edhe kostot e këtij shërbimi, duke i parashtruar atij shumën prej 150.000 dollarësh, për një periudhë tremujore 12 Prill – 12 Korrik 2017, përfshirë udhëtimet, korespondencën, riprodhimi i dokumenteve etj.

Tarifa prej $ 150,000 (USD) mund të paguhet në këste prej $ 50,000- sugjeron firma për Bashën, i cili siç duket ka pranuar ofertën duke vendosur firmën e tij mbi marrëveshje.

  

OPINIONE