Përmes një gjuhe të ashpër dhe pa doreza, këto shënime të dala nga qelia zbulojnë përplasjen e hapur të Erion Veliajt me krerët e pushtetit dhe zhgënjimin e tij të thellë me aleatët e dikurshëm. Mes akuzave për shantazh, izolim dhe “armiq të brendshëm”, mesazhet e tij pasqyrojnë jo vetëm një betejë individuale mbrojtjeje, por edhe prapaskenat e tensionuara politike brenda vetë mazhorancës.
Erion Veliaj
Përcille si “nder” + protestë.
E kuptoj që je thjesht një korrier, jo autori – nuk të fajësoj, ti mbetesh miku im, pavarësisht rolit.
Turp që KM merret vetëm me praktikat (stazhet/internimet).
Nëse R. mendon se duke më bllokuar dhe izoluar nga familja bëhet i madh – ai e zvogëlon veten – dhe gardianët e burgut e tallin.
Ke marrë një goditje të madhe, për t’u treguar kaq i vogël, për të ardhur keq.
Më ço në Spaç po të duash, unë nuk përkulesh dhe nuk shantazohem.
Çfarë “nderi” kam unë që njoh KM-në? Kush negocion me prokurorët se sa akuza do të kem dhe sa vite do të bëj?
Ç’do të thotë kjo “hera e fundit si baba”? Kërcënim?
Kjo shprehje që thotë “duan të më hanë të gjallë dhe më duan të vdekur” është turp për ju që i bëni këto biseda.
Unë nuk jam as organizatori dhe as financuesi i “Flamingos”, e as i studentëve – këto janë broçkulla që thuhen si në kohën e Enverit! Ku ka katandisur shteti, i është dukur çdo gjë armik i brendshëm.
Kur e mbrojta Tiranën nga dhuna për 54 javë, bashkia u dogj për të mos ju akuzuar ju, kurse tani BT digjet me molotov dhe askush nuk lëviz një gisht.
Si mund ta përmbys rendin kushtetues nga burgu? Je në vete apo thuaje që KM duhet të qetësohet? A i kupton fjalët që po thua? Ke folur edhe për terrorizëm! HAHA.
Unë nuk i hedh gurë shtëpisë sime. Jo, jo, jo, po flas për Tiranën. Mua më dhemb çdo semafor, pllakë në shesh, semafor etj., më shumë se të gjithëve ju bashkë.
Por ju nuk e kuptoni, keni një qeveri ku asnjë ministër s’ka qenë kurrë në opozitë.
Unë kam qenë aty më 21 janar, aty për grevën e urisë, aty më “28 janar” (e njoh mirë KM-në), në verën e vitit 2011 me R. që i la të gjithë vetëm.
Ku ishin këta ministra sot? Kanë guximin të gjejnë dhe të helmojnë me “armiq të brendshëm”, pa pasur asnjë kujtesë, sillen si klounë me “rrobat e mbretit”.
Kam bërë vetëm dy postime politike – 1 për Hashën dhe UÇK-në + 1 për Vuçiçin. Mos më fol për 20 muaj e pastaj të kapë tarantula (të të hypë xhindi) dhe merresh me birucat. Unë qëndroj pas postimeve, ju merruni me hallet tuaja.
Përgjigjja për KM-në është: Unë nuk organizoj protesta, e as nuk mund të më frikësosh me këto ide që i përbuz me neveri. Për Zotin, rritu një çikë, ku e gjen kohën për t’u marrë me këto.
Jo këtu, por në Spaç po të më çosh edhe për 100 vjet, nuk mund të më përkulesh. Le ta harrojë R.
2
Unë nuk e delegoj BT. E kam deleguar për 18 muaj. Mandati iu dha nga GJK-ja dhe njerëzit e së majtës, 160 mijë vota.
0 shkolla
0 pemë të mbjella
0 investime të reja
0 vendime të rëndësishme
0 kredi të dhëna, madje humbëm edhe Katarin te Bulevardi i Ri, dhe BE-në te Lana.
Në pak javë që e mora unë, u zhbllokuan 6 shkolla në shtator, +1500 kredi të buta.
Jo se jam më i zoti, por sepse jam i zgjedhur, i ndaj gjërat dhe jam më i përgjegjshëm.
KM premtoi se do të merrej vetëm, por plehrat u bënin mullixhi, socialistët ikën dhe sollën vogëlushin Dash Sula që u gjobit. Ku përfunduan njerëzit që i sollën fitore PS-së?
Ia ktheva Bashkinë socialistëve dhe qytetarëve; Etleva 24 karatëshe e jona, socialiste, e ndershme dhe e aftë.
Sadi, ish-prefekt dhe deputet socialist, me kontribute si tiranas dhe për PS-në.
Sarën e kam pasur që fëmijë në FRESSH – ka dhënë vitet më të mira në PS + BT.
PS-ja nuk rritet nga pikët që hedh Saliu, por nga promovimi i të rinjve brenda dhe jashtë PS-së.
Le ta promovojmë Arbrin, nuk është djalë i keq, por unë nuk bëj më delegime.
Më gënje një herë, turp për ty; më gënje dy herë, turp për mua.
3
Përgjigjja për Plaron:
20 muaj asnjë këshilltar tjetër nuk më ka lënë. Vetë ti vjen pas 2 vitesh. Me kë të këshillohem? Me murin?
Po më thua që KM cakton oraret, takimet, vizitat në spital? Çfarë thua, të këshillohem?
A të ka shkruar në grupet e chatit për Etjenin, nuk je dakord?
Plaro u bë miku, shoku dhe avokati im. Para Vakiës ishim bashkëpunëtorë, por pasi ti e dhe lideri nuk të latë, më mbeti Plaro dhe tani them se 1 njeri i saktë vlen më shumë se 1000 servilë të kotë.
Në orën 24:00 u mbyllëm. Më solli dy libra, e falënderova, u largua me drejtorin, u ktheva në qeli me paterica.
U urova mbarësi dhe i falënderoj, por unë nuk pranoj punë të paligjshme.
















