Levan-Fier/ Angazhohen 50 punonjës të Forcave të Armatosura për të shuar zjarrin

Rreth 50 punonjës të Forcave të Armatosura po punojnë për të shuar zjarrin në Levan të Fierit, pasi terreni i vështirë nuk favorizon dnërhyrjen e zjarrfikëses.

Zjarri që ra mesditën e sotme dogji një sipërfaqe të madhe me ullinj, ndërsa tani flakët kanë arritur në rrugën kryesore Fier-Levan. Për pasojë, qarkullimi i makinave u ndërpre për disa orë, nga të dyja anët.

Kjo për shkak të flakëve dhe tymit, pasi makinat e kishin të pamundur të qarkullonin. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne