Lëvizjet në polici, Ardian Çipa që arrestoi muslimanët

Shkarkohet nga detyra Ardian Çipa, zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë në seksionin e Krimeve të Rënda. Çipa e mbante këtë post prej dy vitesh tashmë, që kur u largua nga posti i Drejtorit të Policisë së Tiranës. Shkarkimi i është komunikuar një ditë më parë dhe u paralajmërua në një shkrim të tre javëve më parë. Fill pas emërimit të Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme, Çipës iu dha drejtimi i policisë së Tiranës.

Në periudhën e drejtuar prej tij në Tiranë kanë ndodhur disa nga ngjarjet më të rënda, si vrasja e bankierit Artan Santo apo shpërthimet e vazhdueshme me tritol në zona të ndryshme të kryeqytetit. Po ashtu edhe arrestimet masive të muslimanëve për dyshime të parsyeshme por paragjykime të një islamofobi që i hapi dyert Mosadit si në shtëpi të vet.

Në drejtimin e policisë prej këtyre njerëzve, në Shqipëri u kultivua kanabis si kurrë ndonjëherë tjetër. Sipas departamentit amerikan të shtetit, në vitin 2016 –ën u mbollën mbi 2 mijë parcela me kanabis dhe nuk pati asnjë reflektim nga drejtuesit e policisë për masa disiplinore apo shkarkime për këto arsye.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne