Lezhë, hoxha kërkon rikthimin e dënimit me vdekje, Vlahutin: Nuk e pranon BE-ja

Në forumin e sotëm të sigurisë në Lezhë merrnin pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve fetare. Hoxha i Xhamisë së Lezhës, në forum ka kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje në vend. Ai ka bërë të ditur se si komunitet mysliman do të lobojnë në Parlament, nëse jepet drita jeshile.

“Shqipëria është rast i veçantë dhe në Europë duhet të pranohet si një rast i veçantë se nëse rikthehet dënimi me vdekje do të zgjidhen shumë plagë sociale që kanë mbërthyer vendin. Ne si komunitet musliman do lobojmë në Parlament nëse jepet drita jeshile prej jush”, pohoi Hoxha.

Mirëpo, duke iu kthyer përgjigje, ambasadorja e BE-së, Vlahutin u shpreh se Bashkimi Europian nuk e pranon dënimin me vdekje. “Ky është një sugjerim po duhet të dini që ka disa vlera themelore që do të thotë jeta e çdo njeriu duhet mbrojtur. Ka një shtet të së drejtës, një shtet që ne po përpiqemi shumë të ndihmojmë që të funksionojë. Dënimi me vdekje nuk pranohet nga BE”, u shpreh Vlahutin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne