Lezhë, makina përplaset me motorin, një i plagosur rëndë

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin e vjetër Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldren.

Mësohet se një automjet është përplasur me një motor.

Për pasojë, i dëmtuar rëndë ka mbetur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar në gjendje të rëndë për në spitalin Rajonal të Lezhës.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne