Liban, 4 deputetë japin dorëheqje pas shpërthimit në Bejrut

Katër deputetë libanezë kanë dhënë dorëheqje shkaku i zemërimit në rritje të opinionit pas një shpërthimi masiv që goditi portin e Libanit në fillim të kësaj jave.

Tre deputetë të partisë libaneze Kataeb dhe një deputet i pavarur thanë se po jepnin dorëheqje nga parlamenti me 128 ulëse.

“Ne dhe disa deputetë të tjerë të nderuar do t’ia heqim mbulesën elitës politike”, tha deputeti Nadeem Gemayel pas dorëheqjes së tij.

Duke folur gjatë varrimit të sekretarit të përgjithshëm të partisë Kataeb, Nizar Najarian, Gemayel tha se shpërthimi në Bejrut do të shkaktojë “lindjen e një Libani të ri”.

Partia ka vetëm tre vende në parlamentin libanez.

Ndërkohë, deputetja femër Paula Yacoubian gjithashtu njoftoi dorëheqjen e saj, duke u bërë thirrje ligjvënësve të tjerë libanezë që të ndjekin këtë veprim.

“Opozita nga brenda nuk është më e dobishme”, u shpreh ajo në rrjetet sociale.

Më herët gajtë kësaj jave, deputeti Marwan Hamadeh nga Tubimi Demokratik i Libanit dha dorëheqje nga Parlamenti në shenjë proteste pas shpërthimit ne portin e Bejrutit.

Të paktën 154 persona humbën jetën dhe rreth 7.000 të tjerë u plagosën gjatë shpërthimit të së martës që shkaktoi dëme masive materiale në disa lagje në kryeqytetin libanez.

Zyrtarët libanezë thanë se shpërthimi është shkaktuar nga plasja e 2.750 tonë nitrat të amoniumit që ishte ruajtur në mënyrë të pa sigurt në port për gjashtë vitet e fundit.

Qeveria ka njoftuar formimin e një komiteti hetimi për të hetuar incidentin, i cili ndodhi derisa Libani po kalonte nën krizën e tij më të keqe ekonomike./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne