Liban – Hariri kërkon ndërhyrjen e shoqërisë ndërkombëtare për uljen e tensionimit me Izraelin

Kryeministri libanez Saad Al-Hariri kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë për të parandaluar tensionimin e ndërsjellë midis organizatës Hezbollah dhe Izraelit.

Sipas lajmit që përcjell agjencia libaneze e lajmeve “NNA”, Kryeministri Hariri është duke monitoruar nga afër sulmin antitank që Hezbollahu ndërmori në jug të Libanit ndaj Izraelit dhe kundërpërgjigjen e ushtrisë izraelite ndaj këtij sulmi.

Pas këtyre zhvillimeve Hariri zhvilloi biseda të ndara telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe nënsekretarin e Presidencës së Francës, Emmanuel Bone, prej të cilëve kërkoi që shoqëria ndërkombëtare të ndërhyjë ndaj zhvillimeve në jug të vendit të tij.

Task Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara (UNIFIL), e cila është e vendosur në jug të vendit, gjithashtu ka vendosur kontakte me palët përkatëse për të parandaluar tensionimin.

Ushtria izraelite njoftoi se nga Libani u qëllua ndaj bazës dhe automjeteve ushtarake në anën izraelite të kufirit me një seri goditjesh me mjete antitank. Izraeli njoftoi se goditi zonën në jug të Libanit, për të cilën thuhet se është qëlluan në përgjigje të sulmit në fjalë.

Ndërkaq organizata e Hezbollahut e konfirmoi sulmin dhe në një komunikatë me shkrim njoftoi se “Grupi i dëshmorëve Hasan Zebin dhe Yasir Dahir ka goditur pikën ushtarake izraelite Avivim dhe ka vrarë dhe plagosur të pranishmit në këtë pikë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne