Liban, një i vdekur dhe mbi 200 të plagosur gjatë protestave

Një oficer i sigurisë u vra dhe më shumë se 200 demonstrues u plagosën të shtunën në protestat në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Një oficer u sulmua nga protestuesit gjersa u përpoq të shpëtojë të bllokuarit në një hotel që u bastis nga demonstruesit në Bejrut, sipas një deklarate të Forcave të Sigurisë së Brendshme Libaneze.

Në demonstratat rreth Sheshit të Dëshmorëve në Bejrutin qendror dhe ndërtesën e parlamentit, 238 protestues u plagosën, prej të cilëve 63 janë shtruar në spital, tha Kryqi i Kuq i Libanit.

Pesë persona u arrestuan në Sheshin e Dëshmorëve, thanë Forcat e Sigurisë së Brendshme të vendit.

Demonstruesit bastisin ndërtesat qeveritare

Demonstruesit bastisën ministritë e Ekonomisë dhe Mjedisit, si dhe ndërtesat e Shoqatës së Bankave.

Ata hynë në ndërtesa dhe shkatërruan dokumentet zyrtare, ndërsa dëmtuan mobiljet në ndërtesën e Shoqatës së Bankave.

Libanezëve iu kërkua nga ushtria që “të shprehin kërkesat e tyre në mënyrë paqësore, të ndalojnë demonstratat dhe të mos dëmtojnë pronën e qeverisë”.

Të martën, Bejruti u trondit nga një shpërthim ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të paktën 158 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 6.000 të tjerë janë.

Megjithatë, këto shifra pritet që të rriten përderisa vazhdojnë përpjekjet për të gjetur persoant e zhdukur.

Tragjedia ka ardhur në një kohë kur Libani po përjeton krizën e tij më të keqe ekonomike./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne