Liban, rritet në 135 numri i të vdekurve nga shpërthimi në Bejrut

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i djeshëm në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, është rritur në 135, njoftoi ministri i Shëndetësisë i vendit, Hamad Hassan.

“Numri i të vdekurve nga shpërthimi i djeshëm në Portin e Bejrutit është rritur në 135. Po ashtu, kemi 5.000 të plagosur dhe dhjetëra të zhdukur nën rrënoja”, tha Hassan në një deklaratë të transmetuar në televizionin shtetëror.

Ndryshe, një zjarr në një depo që përmbante eksploziv në Portin e Bejrutit çoi në një shpërthim masiv të martën, duke shkaktuar dëme masive materiale në disa lagje të kryeqytetit.

Shpërthimi u dëgjua në gjithë qytetin dhe periferitë e tij.

Këshilli i Lartë i Mbrojtjes në Liban e ka shpallur Bejrutin qytet të goditur nga katastrofa dhe njoftoi gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytet për dy javë.

Shpërthimi i së martës thellon problemet e vendit që tashmë vuante me muaj nga një krizë e rëndë ekonomike dhe polarizimi politik./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne