Liberalizmi: Teoria e Asgjësimit të Rusisë

nga Mikhail Delyagin

(Po iu paraqesim përkthimin e artikullit të rëndësishëm të vitit 2012 të Mihail Deljaginit i cili është njëri nga ekonomistët më të shquar të Rusisë)

Mihail Deljagin është njëri nga ekonomistët më të shquar të Rusisë. Menjëherë pas shembjes së Bashkimit Sovietik si një ekonomist i ri, i cili sapo kishte mbaruar universitetin së bashku me një grup ekonomistësh, në gjirin e të cilëve ishte dhe Medvedevi punoi në grupin e ekonomistëve eskpertë të Jelcinit. Duke parë gjendjen në të cilën ndodhej qeveria dhe shteti në vitin 1994 dhe këshillat e ekonomistëve liberalë ai iu drejtua një botëkuptimi ekonomist të majtë ose më mirë le të themi Kejnesian. Që nga viti 2011 ai ka kryer detyrën e drejtuesit të përgjithshëm të shtypit të Svododnaja Misl (Mendimit të Lirë); i cili në mesin e viteve 1924-1952 quhej Mendimi Bolshevik, në mes të viteve 1952-1991 Mendimi Komunist, në këtë viti ai mori emrin Mendimi i Lirë me vendimin e SBKP MK-së). Më pas ai ka kryer detyrën e kryetarit të Institucionit të Problemeve të Globalizimit, e anëtarit Këshillit të Shkencës në degën e Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse; e anëtarit të partisë Spravedlivaja Rossija (Rusia e Drejtë) duke filluar nga viti 2016 dhe e këshilltarit të kryetarit të grupit të kuvendit. Deljagini si një ekonomist i majtë Kejnesian mbron mendimin e mirëqenies së shtetit, burimeve natyrore dhe monopolin e shtetit në fushat strategjike, sistemin e fuqishëm dhe shoqëror të sigurisë dhe fuqizimin e aftësisve mbrojtëse si pasojë e shndërrimit jo funksional të ligjit ndërkombëtar përveç izolimit të Rusisë.

Liberalizmi: Teoria E Asgjësimit Të Rusisë(1)

Toria e makroekonomisë liberale e cila ka korrur fitore, në shumë shtete me asgjësimin e BRSS-së, ashtu siç do të kuptohet dhe nën kreun e liberalizmit në politikë, nuk ka të bëjë aspak me drejtimin e njeriut në liri dhe përgjegjësi. Thelbi i liberalizmit ekonomik i cili e ka marrë formën e tij më të dendur afërsisht përpara një çerek shekulli në lindjen e pajtimit të Uashingtonit është i përbërë nga ky përkufizim: shteti, nuk duhet t’i shërbejë popullit të tij, por tregtisë ndërkombëtare.

Ana e jashtme e kësaj të pavërtete e zvarriti botën drejt një krize të fatkeqësisë pa kthim të globalizmit; pajtimi i Uashingtonit me shtetet e dobëta nuk është për t’i tërhequr ato në të njëjtën linjë me të, si pjesëmarrëse të konkurrencës botërore në masë me burimet e pasurive të tyre, por tanimë është degjeneruar në një strukturë ideologjike moda e së cilës ka kaluar.Autenticiteti i Rusisë qëndron këtu: Drejtuesit e saj, sikur të mos ishte përjetuar një tradhti kombëtare në këtë çerekshekullin e fundit, ua lanë në duart e liberalëve politikën socioekonomike.

Për të kuptuar shkallën e harmonisë me të vërtetat e liberalizmit në Rusinë e sotme, le të hetojmë Sergej Aleksashenkon përfaqësuesin më të mirë të saj, sepse pa e tepruar aspak ky i fundit është përfaqësuesi më i mirë i saj.

Sergej Aleksashenko i cili ishte zëvendësministër i financave pas vitit 1993 mund të thuhet se është i ati i pagëzimit të obligacioneve të shtetit të cilat ishin një lloj i parave paralele të asaj epoke. Madje ai ishte dhe zëvendëskryetar i Bankës Qendrore deri në shfaqjen e obligacioneve pa kthim; nëse do t’u kushtohet rëndësi disa lajmeve ai ka luajtur një rol kyç dhe në vendimin e marrë në drejtim të lënies së lirë të obligacioneve pa kthim. Më pas me një nismë të suksesshme bankieri u bë njëri nga drejtuesit e shkallës më të lartë në sektorin privat. Në shtesë dhe sot është njëri nga ekspertët liberalë më kryesorë. Duke qenë se e dinte vjedhjen me hollësi ai vazhdimisht shfaqet si një bankier i papajtueshëm dhe një qortues i ashpër. Gjithashtu ai zë vend në mesin e makroekonomistëve liberalë të ditëve tona, i cili ka përvojë praktike në sektorin shtetëror, një anëtar i bordit drejtues së shtetit dhe një politikan i vockël aktiv. Sërish në këto gjashtë muajt e fundit ai shfaqet në protesta pas supeve të Nemcovit, Jashinit, Navalnit dhe V. Rizhkovit.

Madje nuk është i kotë as akuzimi se ai po ushqehet nga buxheti i ministrisë së jashtme të SHBA-së, nga ana e “mashtruesve të Kremlinit” në mediat shoqërore (natyrisht pasi kanë marrë të tërë vlerësimin e “të tërë opinionit publik përparimtar”) pothuajse (duke marë përsipër punën e financimit të opozitës liberale).Si një shtesë ndaj këtyre ai është një polemist i përsosur. Për më tepër kur kryen ndonjë gabim ai nuk është nga ata njerëz të cilët përdorin aftësinë e tyre në shkallën më të lartë për të zvarritur çdo njeri në hutimin e mendjes; përkundrazi ai është nga ata njerëz të cilët e pranojnë, kërkojnë ndjesë dhe e ndreqin atë.

Shumë mirë por çfarë është ajo që ky liberali më i mirë (me të vërtetë më i miri jo vetëm brenda kllapave) i ka këshilluar Rusisë?

Nuk Duhet Të Jemi Hakmarrës, Por Nuk Duhet Të Harrojmë As Të Kaluarën

Aleksashenko i cili është një armik i papërkulur i vjedhjes është plotësisht kundër ndëshkimit të akuzave të vjedhjes në të shkuarën: “Mbyllja e syve e qeverisë për dhjetra vite ndaj nëpunësve të saj, jo nevojshmëria e zbatimit të ligjit për të jetuar ndryshe dhe jo akuzimi i nëpunësve duke i dhënë guxim për të jetua ndryshe”. (1) Ka gjasa që Aleksashenko së bashku me reformistët e tjerë, ta kenë bërë të ditur këtë qëndrim autentik në vitin 1998, pas daljes së obligacioneve të shtetit pa kthim duke sqaruar se duhen investuar në “piramidën e BONO”ve.

Atëherë ky nuk ishte një revolucion zyrtar i ligjeve, të paktën në një masë të madhe të ligjeve në fushën e ekonomisë, reformistët të cilët i shkruan vetë nuk u interesuan kurrë, me dukurinë e vendosjes së kufizimit ndaj pasurive të tyre.

Aleksashenko me një krenari të madhe, në kohën kur ishte zëvendëskryetari i Bankës Qendrore, shkruante se askush nuk e kishte akuzuar atë, se kishte kryer tregti të fshehtë duke përdorur ndikimin e tij, megjithatë ai hesht mjeshtërisht pikërisht për të njëjtën arsye, pra kur kjo çështje u quajt krim në shtetin tonë. E thënë ndryshe në vitin 1998 nuk kishte ndonjë koncept si konflikti i interesave; reformistët për arsye të ditura, bënin çdo gjë që këto terma të mos dukeshin në dokumentet normative.

Kështu që vetvetiu mund të mendohet se deri në çfarë shkalle, kanë luajtur rol reformistët më kryesorë, për interesin e tyre vetjak në vazhdimin e spekullimeve me paratë e shtetit, të cilët si parim kishin gisht në zhytjen e shtetit në kënetën e konkordatos.

Pra siç shihet qartë shpalosja e arsyes kryesore të qëndrimit kundër vjedhjes të zëvendëskryetarit të Bankës Qendrore, ishte vetëm përdorimi i rasteve të palajmëruara të nëpunësve të cilat ua kishte ofruar “drejtimi” dhe për këtë arsye edhepse sjelljet e tyre duhet të ishin qortuar, ata ishin larguar si të pafat sepse nuk kishin nevojë që të hetoheshin nga ana e “drejtimit”, si pasojë e përqendrimit të energjive të tyre ndaj pengesave të padukshme dhe madhështive të politikës.

Sigurisht se një njeri i cili ka këtë shkuar mund ta quajë veten udhëheqësin e mendimit ekonomik; mirëpo është pakëz e çuditshme që të jesh i të njëjtit mendim me të në këtë çështjepas këtyre “sukseseve”.

Pratikë: Organizata Botërore E Tregtisë Si Simboli I Besimit Dhe Defiçiti I Buxhetit

Nëse është e nevojshme atëherë është e mundur që t’u kujtojmë se: “Konsumatorët rusë do të fitojnë, me hyrjen e Rusisë në OBT, sepse hyrja në këtë organizatë nënkupton heqjen e taksava doganore, nënkupton rritjen e konkurrencës në tregun rus, të tëra këto i hapin udhë rënies së çmimeve dhe ngritjes së cilësisë së prodhimeve”. Ky përkufizim është tërësisht i njëjtë me pretendimet se eskporti i lirë do të ishte i dobishëm për konsumatorin rus në fillim të viteve ’90. Më pas secili do ta kujtojë se çfarë ndodhi: Eksporti i lirë e vrau industrinë ruse, ua zhvlerësoi paratë në duart e konsumatorëve, këtyre të fundit nuk u mbeti asgjë në duar madje as për të blerë prodhimin më të lirë të importuar.

Por bartja me kushte të njëanshme e Rusisë në OBT ishte fitimprurëse për qarqet ndërkombëtare. Natyrisht kanë kaluar njëzetë vite dhe është rritur një brez i ri dhe ata nuk kujtohen për këtë.

Kryetarja e FMN-së Christine Lagarde në këto kushte shprehej kështu: “Rusia nuk ka asnjë përfitim ekonomik (në hyrjen në OBT). Shprehem kështu sepse shteti juaj eksporton naftë dhe gaz dhe importon lëndë të përpunuara”.

Aleksashenko i cili bëri të ditur se baraspesha e buxhetit… duket se është në një gjendje seriozisht të prishur”. (2) Në tetor të vitit 2011 pa thënë se buxheti kishte pësuar sufiçit dhe pa u thënë parave “para” në kuptimin e plotë të fjalës. Kjo është më se e vërtetë, liberalët mundoheshin që të mos e shikonin këtë sufiçitin (tepricën) e buxhetit, sepse në këtë rast ai rrotullimai rrotullim standart në drejtim të zhvillimit të shtetit “nuk ka para” tanimë nuk do të funksiononte më dhe atëherë duhet të gjenin një tjetër në vend të tij.

Por Aleksashenko vijoi që të bënte me shenjë se “buxheti nuk kishte “airbagun” apo jastëkun e sigurisë” dhe këtë e bënte duke anashkaluar rezervat mbi 5 trilionë rublash. Ai kërkonte shkurtimin e shpenzimeve ushtarake dhe “çmilitarizimin”, për më tepër në një kohë kur ligji ndërkombëtar kishte humbur dhe nuk funksiononte më në mënyrë të qartë, si dhe kur ekonomia e shtetit e kishte humbur aftësinë e mbrojtjes me forcën ushtarake, në të paktën njëzetë vite kur kërkohej zhvillimi i saj.

Pas kujt ishin qepur këta liberalë dhe ku donin ta çonin shtetin përveç çarmatosjes dhe mbetjes pa zgjidhje?

(Sipas Liberalëve) Rusia Duhet Të Kishte Një politikë Të Drejtë Dhe Nuk Ishte E Detyruar Që Të Kishte Një Popullore!

Aleksashenko së bashku me Jashinin në fillim të viteve ‘90, botuan një seri artikujsh të cilat bënin të ditur se të tëra shqetësimet, buronin nga defiçiti i buxhetit dhe nga shkurtimi i buxhetit, pra se çelësi i cili hapte derën e suksesit të shtetit, ishte në krye shkurtimi i shpenzimeve shoqërore. Ky qëndrim është teorikisht i saktë, por kur të kryhej shkëputja e institucioneve dhe e infrastukturës si një e tërë si një domosdoshmëri e zhvillimit të ekonomisë, këtu shtrihej dhe i tëri themeli i politikës së shkatërrimit të Rusisë në një mënyrë liberale. Ndërsa në fillim të viteve ‘90 në mesin e problemeve të asaj epoke, kjo politikë u shëmbëllente mjekimit me barna të përdorimit të gijotinës.

Ndërsa në ditët e sotme Aleksashenko si fillim shpalos atë botëkuptimin e njohur të Gajdarit i cili nënkupton “mosqenien popullor” në mënyrë që shteti të lëvizë në mënyrë të drejtë në shoqërinë absolute. Çështja nuk është një qasje negative kundrejt njerëzve; çështja është orientimi rrënjësor ndaj përfitimeve të tregtisë botërore në etapën e parë të ndërgjegjjes liberale.

Për një ekonomi e cila është në zotërim të një orientimi kombëtar nënkupton kërkesën ndaj prodhimeve të e rrogave të punëtorëve. Por për një ekonomi botërore, rrogat pikërisht si një e tërë njëlloj si shpenzimet shoqërore, janë shpenzimet e panevojshme të cilat duhet të zvogëlohen. Për këtë arsye Kartagjena e ditëve tona, e cila përkthehet si sistemi i sigurimit shoqëror, duhet të shkatërrohet kokë e këmbë.

Sipas mendimit të Aleksashenkos, për “reformimin e sistemit të pensionit” duhet të merren vendime të dhimbshme.Unë nuk e di se në cilin kontekst do të mund të përputhen ngritja e moshës së pensionit, mundësisht heqja e pensioneve, kufizimi i rritjes së rrogave të pensionistëve dhe ngritja e taksave. Këtu kemi të bëjmë kryesisht me anashkalimin e plotë të sistemit të pensionit të Rusisë, mangësive vdekjeprurëse – moskryerjes së kontrolleve të domosdoshme ndaj Fondit të Pensionit, përqindjeve të larta të ndërprerjeve shoqërore të detyrueshme dhe cilësisë shtypëse e tyre (në këtë përfshirje, kryerjes së pagesave më të pakëta teksa njerëzit bëhen më të pasur). Për më tepër taksat e kësaj kornize duhet të rriten dhe më shumë! Sepse asgjësimi i “xhennetit të taksave për të pasurit” nga kriza e pensionit është një dalje e papranueshme për liberalët.

Liberalët të cilët shërbejnë si “këmbësorët pararojë” të tregtisë botërore, në përgjithësi janë të pritur për të mos i vlerësuar aspak nevojat e njerëzve normalë. Në fjalimet që të çudisin të Aleksashenkos, të cilat kanë të bëjnë me ndjenjën e sigurisë shoqërore të njerëzve për të nesërmen një gjë plotësisht e harruar në epokën e BRSS-së, vihet re një këmbëngulje në këshillimet e tij në drejtim të daljes së Greqisë nga Bashkimi Europian. Kjo mund të rrisë më shumë aftësinë e konkurrencës së Greqisë në tregjet e jashtme”; ndërsa shpagimi i saj për popullin është ndodhia e vitit 1992 e cila nuk mund t’i ngazëllejë më shumë.

Qasja liberale nuk shihet vetëm në ekonomi. Aleksashenko me një sinqeritet të plotë shkruan kështu: “Detyra e politikanëve është që të shndërrojë në një fitim politik energjinë e mijëra njerëzve të cilët dalin në rrugët e Moskës”. (3) Pra nuk është as përmirësimi i jetës së njerëzve dhe nuk është as krijimi i një ndërgjegjje më të mirë për të ardhmen e tyre, por është fitimi politik për veten!

Ju falenderojmë për këtë sinqeritet; ky është thelbi i vërtetë i liberalizmit të Rusisë.

* * *

Në këtë mënyrë dhe liberalët më të mirë po e çojnë Rusinë në xhehennemin e tronditjeve shoqërore të reja të cilat kërcënojnë drejtpërdrejtë me asgjësimin e saj.

Fati ynë nuk është një element thelbësor për tregtinë ndërkombëtare. Nuk ka dyshim se ekonomia juaj e ka të dodmosdoshme shoqërinë e ekspertëve me qëllim që të zhvillohet normalisht. Kurse njerëzit të cilët kanë një biografi të pasur dhe të shumëanshme janë të vlefshëm për veten e tyre: sidoqoftë një fatkeqësi është më e mirë se njëmijë këshilla. Por një eskpert përcaktohet me një sërë cilësish: ai me të vërtetë mund të parashikojë gjërat e vërteta, të cilat tregojnë se parashikimet e tij kanë dalë të vërteta dhe gjendjen në ekonomi; për më tepër ai është i detyruar që të ndihmojë në zhvillimin e shtetit, jo në shkatërrimin e shtetit – e cila është njëra nga veçoritë më karakteristike të liberalëve.

Nëse këto kushte nuk plotësohen, atëherë veprimtaritë e këtyre lloj ekspertëve nuk ndihmojnë në zhvillimin e shtetit, përkundrazi e frenojnë atë.

SQARIMET E PËKTHYESIT NË TURQISHT

BONOT të cilat janë shkurtimi për “bonot e thesarit afatshkurtra të shtetit”. Në vitin 1993 në drejtim të kapitalizmit me shpejtësi të Valdajit në përfshirjen e masave tronditëse BONOT u nxorën në 3, 6 dhe 12 muaj. Banka e Rusisë (Bank Rossija) kreu shitjen e obligacioneve nën vlerën e emëruar. Kur të mbaronte koha e obligacionit këto do të bliheshon me vlerën e emëruar nga ana e ministrisë së financave; domethënë fitimi i blerësit do të ishte diferenca mes këmbimit të marrjes dhe vlerës së emëruar.

Mirëpo vlera e obligacioneve nuk ishte e fiksuar; këto të fundit përcaktoheshin me pushime të shkurtra nga ana e ministrisë.kështu që në mesin e viteve 1993-1998 përqindja e të ardhurave të BONOVE luhatej mes 30 dhe 250 % (përqindja më e lartë kishte arritur kulmin në vitin 1996 kur do të mbaheshin zgjedhjet presidenciale; në atë vit inflacioni kishte arritur shifrën e 21 %).Teknikisht arsyeja e nxjerrjeve të BONOVE ishte inflacioni i lartë (në vitin 1993 ishte 840 %). Sipas kësaj logjike BONO, falë parave të thata do të zvogëlonte emëtimin e parave të buxhetit.

Me të vërtetë në vitin 1996 inflacioni ra në 21 % dhe në vitin tjetër ra në 11 %. Por kur Ministria e Financave vuri re rrjedhjeven e parave të nxehta, atëherë rriti futjen e BONOVE në treg. Që në vitin 1995 BONOT të silnin ndër mend dhe u shëmbëllenin një piramide; pagesat e ndërsjellta mund të financoheshin vetëm me shitjen e Bonove të reja. Kjo gjendje jo e ndërsjelltë dhe falë të shitjes së pasurisë bëri të mundur marrjen e tatëpjestës së obligacioneve.Më e rëndësishmja kapitali i sektorit real rridhte në sektorin financiar dhe kjo rëndonte krizën në të cilën gjendej industria.

Në fund të vitin 1997 të ardhurat e shitjeve të BONOVE kishin rënë në 32 trilionë rubla, në një kohë kur vlera e emëruar e tyre kapte shiftën e 272 trilionë rublave. Në të njëjtin vit buxheti i Rusisë ishte 529 trilionë rubla dhe kishte pësuar një defiçit 95.4 trilionë rublash. Me fjalë të tjera tanimë shitjet e BONOVE kishin reshtur së qeni një burim të ardhurash serioz për mbylljen e defiçitit, ndërsa vlera e tyre e emëruar ishte e barasvlefshme me gjysmën e buxhetit.Si përfundim më 17 gusht 1996 shteti bëri të ditur se nuk ishte në gjendje që të paguante paratë në këmbim të obligacioneve dhe shpalli konkordaton. Ky ishte fisheku sinjalizues i krizës ekonomike që filloi në vitin 1998.

Sergej Vladimiroviç Aleksashenko, i cili është tema e artikullit të Deljaginit, ka kryer detyrën e zëvendëskryetarit të Bankës Qendrore të Rusisë mes viteve 1995-1998. Me sa duket katastrofa e GKO-së është më tepër vepra e tij se e tjerëve. Edhe në qarkun akademik rus përveç liberalëve zakonisht vlerësohet kështu. Gjithashtu dihet se në këtë epokë janë kryer transaksione në tregun e këmbimit valutor dhe janë “fituar” një shumë e madhe parash. Në vitin 2013 pra një vit pas botimit të këtij artikulli të Deljaginit, ai shkoi në SHBA si profesor i ftuar me “ftesën” e marrë nga Universiteti Georgetoën. Nëse do të shohim sqarimin e tij arsyeja më e madhe e e marrjes së këtij vendimi, ishte moszgjedhja e tij si anëtar i bordit të drejtimit të Aeroflotës. Në të njëjtin vit me një vendim që i përkiste opinionit publik u largua dhe nga drejtimi i Shoqatës së Bashkuar të Drithërave.

Sipas Radio Svobodas (Lirisë) njërës nga armët më të rëndësishme të luftës së propagandës së SHBA-së kundrejt ish shteteve sovietike, ai u zhvendos në SHBA “si pasojë e mosgjetjes së mundësisë për vazhdimin e veprimtarive në Rusi”. Në vitin 2014 sërish nga ana Radio Svobodas u bë e ditur se ai do të kthehej në Rusi si njëri nga udhëheqësit e opozitës liberale, por nuk u kthye. Për sa i përket vitit 2017 kundër tij u ngrit një padi me pretendimin e trafikimit të medaljeve të ish BRSS-së në SHBA. Aleksashenko nuk dha asnjë sqarim në lidhje me këtë.

Një tjetër emër i cili kalon në këtë artikull është ai i Boris Nemcovit i cili shihej me syrin e “djalit të artë”. Ky i fundit në vitin 1997 kishte kryer detyrën e ministrit të lëndëve djegëse dhe energjisë, kurse në vitet 1997-1998 atë të zëvendëskryeministrit. Gjithashtu në këtë epokë ai në duma kishte krijuar dhe ndarjen neoliberale dhe perëndimore të quajtur “Bashkimi i Forcave të Djathta”. Megjithatë në fillim të viteve 2000 ndikimi i tij u dobësua. Gjatë ngjarjeve në vitin 2004 në Ukrainë të quajtura “revolucioni portokalli” të mbështetura nga SHBA-BE, ai mbështeti Viktor Jushçenkon i cili do të zgjidhej president i Ukrainës, si aleat i këtyre forcave.

Në mesin e viteve 2004-2009 ai zuri vend në mesin e oligarkëve të njohur në drejtimin e monopolit gjigant Neftjanoj të Linshicit. Kur u zbulua se banka me të njëjtën emër e monopolit kishte kryer transaksione të jashtëligjshme me vlerë 57 miliardë rublash, (sipas kursit valutor të vitit 2010 më tepër se 1 miliard e 800 milionë dollarë), ai u largua duke pretenduar se monopoli nuk kishte punuar aspak në bankën e tij. Mirëpo në vitin 2012 ai ia doli mbanë që të zgjidhej deputeti i Jarosllavllit dhe të hynte në duma. Në vitin 2013 ai mbëhteti fuqishëm ngjrjet në Mejdn të Ukrainës dhe kundërrevolucionin. Ai doli kundër aneksimit të Krimesë dhe trupëzimit të saj me Federatën Ruse si një republikë e pavarur.

Ai doli kundër qëndresës në zonën e Donbasit të Ukrainës dhe kundër grushit të shtetit në Mejdan të Kievit me këto shprehje: “Trupat ruse duhet të dalin jashtë Ukrainës dhe duhet të ndërpresin propagandën, ndihmat ekonomike dhe ushtarake ndaj DNR-së dhe LNR-së të cilat kanë shpallur pavarësimë më vete”. Ndërsa më në fund më 27 shkurt të vitit 2015 ai u vra si pasojë e një atentati në Moskë. Opozita liberale dhe shtetet perëndimore e cilësuan vrasjen e “djalit të artë” Nemcovit si një komplot i Kremlinit; por në rast se nuk është një larje hesapesh vetjake, atëherë vrasja e tij nga ana e islamistëve çeçenë, duket se është një mundësi e cila është më afër të arsyeshmes.

Për të kuptuar qasjen për pushtet të këtyre emrave të cilët udhëheqin liberalët rusë, ndoshta mund t’iu ndihmojnë këto fjalë të shprehura nga Putini në vitin 2010 gjatë një konferencë shtypi duke patur për qëllim pikërisht këta emra:

“Para dhe pushtet, por çfarë duan tjetër këta? Me kohë ata shkatërruan dhe lanë pas ortakërinë, në vitet ’90 me Berezovskitë dhe tani në vendet në të cilat vuajnë heqjen e lirisë… ndërsa disa të tjerë mlodhën me miliarda. Ata mblodhën para me tonë, ata shpenzuan dhe konsumuan gjithçka, ndërsa tani duan që të kthehen dhe të mbushin xhepat e tyre. Por sipas meje nëse atyre u lejohet që ta bëjnë këtë, tanimë ata nuk do të mjaftohen më me miliarda, por do ta shesin dhe do ta konsumojnë të tërë Rusinë”.

Hazal Yalın është një autore e cila ka përkthyer afërsisht 40 vepra shumicën e të cilave nga letërsia klasike ruse. Në mesin tyre gjenden përkthimet e Tolstojit, Dostojevskit, Salltikov-Shçedrinit, Gogolit, Turgenjevit, Pushkinit, Zamjatinit, Kuprinit, Gonçarovit, Leskovit, Grinit, Zoshçenkos, Vëllezërve Strugacki, të cilat botohen në shtëpitë botuese si Kitap, İthaki, Helikopter dhe Remzi. @Hazal_Yalin

Burimi i Referuar:

Делягин М. Г. Либерализм – теория уничтожения России // Региональные проблемы преобразования экономики, nr: 2, fq. 14-18, viti 2012.

Burimi : Yakın Doğu Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne