Liberman i tha Assadit: I largove iranianët nga Siria

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Liberman i cili vizitoi lartësitë e Golanit pas goditjes së objektivave të Iranit në Siri nga Izraeli, i dërgoi një mesazh presidentit sirian Bashar al-Assad.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Liberman i cili vizitoi një vendbanim hebre të quajtur Katzrin në lartësitë e Golanit nën pushtimin e Izraelit, i dërgoi një mesazh presidentit sirian Asaad pasi Izrali njoftoi se kishte goditur objektivat iraniane në territorin sirian.

Liberman tha: “Unë mund ta vlerësoj këtë mundësi për t’i dërguar Assadit një mesazh: I largove iranianët. Ata nuk po ju ndihmojnë.Vetëm po ju lëndojnë dhe prania e tyre po shkakton vetëm probleme dhe dëm.”

Liberman i cili tha se: “Izraeli nuk kërkon mosmarrëveshje”, u shpreh se: “Ne nuk kemi ardhur në kufirin e Iranit, ata erdhen këtu.”

Burimi : Sputnik News / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne