Liberman: Izraeli do të shkatërrojë raketat ruse në Siri, qofshin S-300 apo S-700!

Ministri izraelit i Luftës, kërcënoi se Izraeli do të shkatërrojë sistemet e mbrojtjes ajrore ruse S-300 në Siri, nëse ato godasin avionët e regjimit të Tel Avivit.

“Ajo që është e rëndësishme është që sistemet e mbrojtjes që furnizohen nga Rusia në Siri të mos përdoren kundër nesh”, tha Avigdor Liberman gjatë intervistës me sajtin e lajmeve Ynet të martën. “Një gjë duhet të jetë e qartë: nëse dikush godet avionët tanë, ne do t’i shkatërrojmë. Nuk ka rëndësi nëse është S-300 ose S-700”, shtoi Liberman. Ai shtoi se marrëdhëniet me Rusinë ishin ende të mira dhe se koordinimi midis Tel Avivit dhe Moskës do të vazhdonte. “Rusët e kuptojnë se nuk do të përfshihemi në çështjet e brendshme siriane dhe se nuk do të lejojmë që Irani të përforcohet në Siri” shtoi Ministri izraelit i Luftës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne