Bota

Liberman: Izraeli ka tre probleme; Irani, Irani dhe Irani!

Duke thënë se Irani është problemi kryesor i Tel Avivit, ministri i mbrojtjes i regjimit sionist e ka vlerësuar princin e Arabisë Saudite për qendrimin e tij kundër Iranit.

Ministri i mbrojtjes i regjimit sionist, Avigdor Liberman akuzoi Iranin se po përpiqet të rrethoj këtë regjim dhe tha se Tel Avivi nuk do të lejoj Iranin që t’a kthej Sirinë në një bazë ushtarake.

Duke folur për Jerusalem Post, Liberman deklaroi kështu: “Siç ka thënë një nga kolegët e mi më parë, ne kemi tre probleme dhe ato janë; Irani, Irani dhe Irani. Së pari, Irani është një vend që përpiqet të krijojë paqëndrueshmëri në rajonin tonë. Kjo nuk kufizohet vetëm me Izraelin. Po i shihni aktivitetet e tyre edhe në Liban, Irak dhe Siri.

E patë raportin vjetor të Ministrisë së Jashtme të Amerikës lidhur me çështjen e mbështetjes së terrorizmit, aty thuhet se Irani është mbështetësi më i madh i terrorizmit. Irani sigurisht që është mbështetës i tyre dhe po përpiqet të krijojë forca përreth Izraelit. Ne kemi Hizbullahun, Xhihadin Islam dhe Hamasin. Asnjë prej tyre nuk mund të mbijetojë pa mbështetjen e Iranit, madje as një javë.

Aktivitetet e Iranit kundër Izraelit u rritën edhe më shumë pas Marrëveshjes Bërthamore. Irani po përpiqet ta bëjë Sirinë një bazë ushtarake kundër Izraelit.”

Pyetjes se ‘A duan ata të luftojnë me ne?’, Avigdor Libermen i’u përgjigj kështu: “Ata ndërmorrën hapa të fortë, por ne nuk do t’i lejojmë ata në këtë drejtim. Me çdo kusht, ne do të parandalojmë Iranin që të krijojë një bazë kundër Izraelit në territorin sirian.”

Në të njëjtën kohë, ministri i mbrojtjes i regjimit sionist, në pyetjen lidhur me vendimin e Rusisë për t’i dhënë Sirisë sistemin e mbrojtjes S-300 dhe se çfarë do të ishte reagimi i mundshëm i Tel Avivit, ai u shpreh kështu: “Po e them këtë edhe një herë për pozitën tonë, ne do ta mbrojmë lirinë e veprimeve tona në Siri. Ne nuk po kërkojmë të sulmojmë rusët ose të ndërhyjmë në punët e brendshme të Sirisë, por nëse ka dikush i cili mendon se me gjuajtjen e një rakete, është e mundur që të sulmohet Izraeli ose ndonjë aeroport i yni, edhe ne pa dyshim, do t’i kundërpërgigjemi kësaj në mënyrë të fortë.”

Në pyetjen se “Cili do të jetë reagimi i Tel Avivit nëse këto sisteme raketore përdoren për avionët e luftës së regjimit sionist?”, Liberman u përgjigj kështu: ‘Pa dyshim, edhe ne do të veprojmë.’

Në pyetjen e bërë në takimin e realizuar ditë më parë me Këshilltarin Amerikan të Sigurisë Kombëtare, John Bolton, lidhur me atë se çfarë vendimin mund të marrë Amerika në çështjen e Marrëveshjes Bërthamore, Liberman u shpreh kështu: ‘Duhet të them se kjo çështje nuk ka të bëjë me neve, ajo që do të vendos lidhur me këtë çështje është Amerika dhe ata nuk duan që të konsultohen me ne. Ne mund të flasim vetëm për pozitën tonë. Ne mendojmë se kjo marrëveshje është një marrëveshje shumë e keqe. Ky është një gabim i madh. Për ne, kjo marrëveshje nuk ka asnjë arsye dhe nëse ekziston dikush i cili dëshiron që t’a anuloj këtë marëveshje, ne do t’a mbështesim atë deri në fund.’

Në të njëjtën kohë, ministri i mbrojtjes i regjimit sionist akuzoi Iranin për mbështetjen e terrorizmit, duke thënë se nëse Amerika deklaron se do të tërhiqet nga Marrëveshja Bërthamore, kjo do të dëmtojë ekonominë e Iranit dhe aktivitetet e Teheranit në rajon.

Liberman tha se Tel Avivi kishte lidhje të ngushta me qeverinë e tanishme të Amerikës në të gjitha fushat sot dhe se kjo marrëdhënie është rritur jashtëzakonisht shumë.

Kur gazetari i kërkoi Libermanit të shpjegonte marrëdhëniet sekrete të Tel Avivit me vendet arabe të rajonit, Liberman qeshi dhe tha: ‘A mendoni me të vërtet se unë do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje?

A e dini se Princi i Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman nuk ka folur në lidhje me Izraelin në vizitën e tij të fundit në Uashington. Ai foli vetëm për një temë, dhe kjo ishte Irani. Unë mendoj se sot bota arabe e ka kuptuar se armiku i tyre i vërtet nuk është Sionizmi, Izraeli apo Jahudizmi, por Irani dhe radikalizmi.

Është e qartë se ne kemi një armik të përbashkët dhe tashmë është kuptuar se ne nuk jemi armiku, por përkundrazi jemi një rrugë zgjidhjeje. Bazuar në këtë, unë mendoj se mund të formohet një bashkëpunim i ri. Ne jemi dëshmitarë se avionët indianë fluturojnë direkt në Izrael nëpërmjet Arabisë. Ne jemi dëshmitarë për qëndrimin e Bin Selman, i cili zyrtarisht e njeh Izraelin.’

Në anën tjetër, Liberman deklaroi se në takimin e realizuar me liderët e organizatave hebraike në Amerikë, princi i Arabisë Sudite ka kritikuar kryetarin e qeverisë palestineze, Mahmut Abbas dhe se ashtu si kryeministrin e regjimit sionist, Benjamin Netanjahun, edhe Abbasin e shihte si përgjegjës për dështimin e procesit të konsensusit.

Burimi : T.NewsAgency/ ML