Liberman: Netanjahu gënjen “çdo ditë dhe çdo orë”.

Ish Ministri Sionist i Luftës Avigdor Liberman sulmoi kryeministrin sionist Beniamin Netanjahu duke thënë se ai gënjen “çdo ditë dhe çdo orë” dhe nuk meriton të jetë një kryeministër.

Liberman, udhëheqësi i krahut të djathtë izraelit “Bethna”, tha se Netanjahu është në “gjendje dëshpërimi”. Ndërsa Izraelit nuk i kanë mbetur shumë kohë nga zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit, Liberman tha se Netanjahu është gënjeshtar.

Liberman shtoi se ai nuk ka gjasa të takohet me kryeministrin sionist sepse Netanjahu është i frikësuar dhe i vetëdijshëm se situata e tij po përkeqësohet.

Ndërsa Netanjahu nuk arriti të formojë një kabinet para afatit të caktuar, ligjvënësit sionistë votuan për shpërndarjen e parlamentit për të mbajtur zgjedhje të reja në këtë regjim.

Zgjedhjet e ardhshme të regjimit sionist do të mbahen në muajin shtator ndërkohë që ky regjim për shkak të tensioneve politike nuk ka lejuar Amerikën që të shpallë planin e ashtuquajtur Akordi i Shekullit./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne