Libi – Forcat e Haftarit sulmojnë një qendër të strehimit të emigrantëve të parregullt

Në sulmet ajrore që avionët e Forcave Ajrore besnike të gjeneralit Halife Haftar në Libi ndërmorën ndaj një qendre të strehimit të emigrantëve të parregullt në lindje të Tripolit, sipas përcaktimeve të para janë vrarë mbi 30 persona.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së qeverisë së pajtimit kombëtar, Fevzi Uneyyis bëri të ditur se numri i personave që humben jetën në sulmet ajrore të ndërmarra nga avionët e forcave të Haftarit ndaj një qendre të strehimit të emigrantëve të parregullt në zonën Tacura doli mbi 30.

Zëdhënësi Uneyyis gjithashtu bëri të ditur se këto sulme u plagosën edhe një numër i madh i personave, ndërsa tha se numri i viktimave mund të rritet.

Uneyyis shtoi se në qendrën në fjalë ishin të strehuar emigrantët e parregullt nga Afrika, Egjipti dhe zona e Bengalit në Azinë Jugore.

Ndërkaq kreu i Departamentit të Luftës Kundër Migrimit të Parregullt, Al-Mebruk Abdulhafiz në një prononcim të bërë për kanalin televiziv libian, “Al-Ahrar” tha se në qendrën në fjalë ishin të strehuar afërsisht 120 emigrantë të parregullt.

Bëhet e ditur se qendra i përket batalionit Ed-Daman të forcave të qeverisë së pajtimit kombëtar./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne