Bota

Libi – Forcat e Hafterit i liruan shtetasit e rrëmbyer turq

Lirohen 6 shtetasit turq të rrëmbyer nga forcat e gjeneralit Halife Haftar në Libi.

Sipas informatave të marra nga burimet diplomatike bëhet e ditur se janë liruar 6 marinarë turq të cilët u rrëmbyen nga forcat e Halife Haftarit.

Burimet njoftojnë se punonjësit turq së bashku me pronarin libian të anijes ku ata punojnë, u kthyen në anije dhe se kanë vendosur për të vazhduar me punë.

Pas rrëmbimit të 6 shtetasve turq nga forcat e Haftarit, Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë kishte paralajmëruar se “Mbajtja e gjashtë shtetasve turq në Libi nga milicët e paligjshëm besnikë të Haftarit është në cilësinë e banditizmit dhe piraterisë. Presim lirimin e menjëhershëm të qytetarëve tanë, përndryshe elementët e Haftarit do të shndërrohen për ne në shënjestra legjitime”./ trt

OPINIONE