Libi, Haftar pretendon shpalljen e armëpushimit gjatë Ramazanit

Ahmed al-Mismari, zëdhënësi i grupit të armatosur të emërtuar si Ushtria Kombëtare Libiane (LNA) të kryesuar nga Khalifa Haftar, lideri i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, pretendoi se përgjatë muajit të Ramazanit kanë shpallur armëpushim të njëanshëm.

Në një konferencë për shtyp, Mismari njoftoi se duke iu përgjigjur thirrjeve ndërkombëtare, kanë ndërprerë të gjithë operacionet ushtarake dhe kanë shpallur armëpushim përgjatë muajit të Ramazanit.

Duke mbrojtur idenë se kanë të drejtën t‘i përgjigjen çdo hapi ushtarak, Mismari pretendoi se ata nuk kanë hequr dorë nga objektivat e tyre ushtarake.

Vetëm disa orë para kësaj deklarate të bërë nga Mismari, milicët e Haftarit kryen një sulm me raketa ndaj institucionit shëndetësor ushtarak në Tripoli ku si pasojë humbi jetën një punonjës i shëndetësisë dhe 6 punonjës të tjerë u plagosën.

Milicët e Haftarit gjithashtu lëshuan raketa edhe ndaj qytetit Msallata në jug të kryeqytetit Tripoli, ku predhat këtu shkaktuan zjarr në “zonën e mbrojtur të natyrës”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne