Libi, Haftari sulmoi sofrën e iftarit të civilëve, 4 të vdekur nga një familje

Të paktën katër persona nga e njëjta familje kanë humbur jetën si pasojë e sulmit me raketë në kryeqytetin Tripoli, të kryer nga milicëtë besnike të udhëheqësit të forcave të paligjshme në lindje të Libisë, Khalifa Haftar.

Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë së Libisë, Amin al-Hashimi, në rrjetet sociale njoftoi se milicët e Haftarit kanë zhvilluar sulm ndaj rajonit Ayn Zara në jug të Tripolit, si pasojë e së cilit kanë humbur jetën 4 persona nga e njëjta familje në sofër të iftarit.

Milicët e Haftarit kohëve të fundit kanë pësuar humbje të njëpasnjëshme nga ushtria libiane.

Milicët në javën e parë të muajit maj kishin zhvilluar sulme ndaj vendbanimeve civile të kryeqytetit, si rezultat i së cilëve humbën jetën 15 civilë dhe u plagosur mbi 30 të tjerë.

Vetëm mes datave 5-7 maj kanë humbur jetën 14 civilë në sulmet në Tripoli./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne