Libi, në sulmet e milicëve të Haftarit humbin jetën një fëmijë dhe një grua

Në bombardimet ndaj vendbanimeve civile në jug të Tripolit në Libi nga milicët e puçistit ushtarak Khalifa Haftar humbën jetën një fëmijë dhe një grua.

Në një deklaratë nga Këshilli bashkiak Ebu Salim të lidhur me kryeqytetin, thuhet se një grua humbi jetën si pasojë e një rakete që ra në një shtëpi në lagjen Sidi Salim.

Ndërsa në një deklaratë nga Institucioni për gjendjen e jashtëzakonshme dhe shpëtimin emergjent të Ministrisë së Shëndetësisë të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) thuhet se ka humbur jetën një fëmijë dhe 4 të tjerë nga e njëjta familje janë plagosur.

Në kuadër të luftës kundër koronavirusit (COVID-19) në vend u shpall armëpushimi më 21 mars. Por, pavarësisht shpalljes së armëpushimit milicët e Haftarit vazhduan sulmet e tyre kundër kryeqytetit duke shkelur shumë herë armëpushimin.

Në kundërpërgjigje të kësaj edhe qeveria e GNA-së filloi operacionin “Stuhia e Paqes” duke iu përgjigjur sulmeve”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne