Libia vazhdon fluturimet duke filluar me Turqinë

Duke i dhënë fund një ndërprerjeje 4-mujore për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), linjat ajrore libiane dje vazhduan me fluturimet duke filluar me Turqinë.

Aeroporti Ndërkombëtar Misrata përmes një kumtese njoftoi se fluturimi i parë ishte nga Libian Wings Airlines për në Turqi.

Misrata është një qytet bregdetar rreth 187 kilometra në lindje të kryeqytetit Tripoli.

Fluturimi i dytë i planifikuar është caktuar të jetë një fluturim i Afriqiyah Airways.

Marrëdhëniet turko-libiane kanë rrënjë të thella dhe Turqia ka qenë një mbështetëse e fuqishme e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të njohur nga OKB. Vjeshtën e kaluar vendet nënshkruan pakte mbi bashkëpunimin ushtarak dhe të sigurisë, si dhe kufijtë detarë.

Për shkak të pandemisë COVID-19, Libia më 15 mars mbylli kufijtë e saj tokësor dhe ajror, së bashku me shumë vende të tjera në të gjithë botën.

Gjithsej 669 raste me koronavirus janë konfirmuar deri më tani në Libi, prej të cilëve 60 kanë vdekur dhe 553 pacientë janë shëruar.

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne