Libra falas për nxënësit, PD: Farsë e Ramës, prindërit do paguajnë shumë më tepër

Partia Demokratike e konsideron farse, mashtrim dhe show veprimin e kryeministrit Edi Rama i cili sot shpërndau libra falas. Me anë të një statusi në Facebook, deputetja Albana Vokshi ka sqaruar të vërtetën që sipas saj fshihet pas “librave falas”. Vokshi thotë se librat u janë dhënë nxënësve në përdorim nxënësve dhe nuk u janë falur, që do të thotë se prindërit do të paguajnë shumë më tepër në rast se një libër dëmtohet.

“Bamirësi shpërndau libra që NUK JANË FALAS, janë në PËRDORIM, vetëm për nxënësit e klasave 1-4, ndërkohë që të gjithë nxënësit e tjerë nga klasat 5-12 do duhet të blejnë librat me çmimin shumë herë më të lartë të rritur nga Edi Rama. Rama sot mashtroi pasi asnjë vend i rajonit apo i Europës nuk i jep librat në përdorim, por i jep #FALAS, kështu edhe vendet fqinje si Kosova (me të cilën kemi edhe tekste e përbashkëta), Greqia, Maqedonia etj.

Prindërit e nxënësve të klasave 1-4 që do të marrin librat në përdorim nga shteti, duhet të kenë të qartë që nëse fëmijët i zhgarravisin apo i grisin, do gjobiten dhe paguajnë shumë më shumë sesa do të ishte vlera nëse ato do i kishin blerë tekset vetë” – shkruan Vokshi.

Udhëzimi për dhënien e teksteve falas

“Rama sot nuk foli sot për rritjen e cmendur të cmimit të librave shkollorë nga 35-50%. Rama nuk foli sot pse nuk ia siguron librat edhe fëmijëve të klasave të tjera të arsimit të detyrueshëm (klasat 5-9). Rama nuk foli sot për mbylljen e 7 shkollave kolektive në Vlorë apo për flakjen në rruge të dhjetëra mësuesve po në Vlorë në prag të vitit të ri shkollor” – shkruan deputetja e PD-së që premton se Partia Demokratike do të sigurojë tekste falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin e detyrueshëm.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne