Librat e rinj Suedezë i mësojnë parashkollorët mbi veshjen Islame dhe poligaminë

Në përpjekje për të përqafuar multikulturalizmin dhe për të promovuar gjithpërfshirjen, Suedia ka publikuar libra për fëmijë që i edukojnë fëmijët parashkollorë për çështje të tilla si bashkëshortet e shumta dhe veshjet tradicionale islame.

Ndërsa Suedia po bëhet gjithnjë e më shumë multikulturore, shkrimtarët kanë ndërmarrë hapa për të botuar literaturë të re që i shpjegojnë fëmijëve kulturat e të sapoardhurve. Librat e rinj nga Oscar Trimbel të paraqitura në Panairin e Librit në Göteborg sfidojnë normat e themeluara të shoqërisë Nordike. Sipas portalit të lajmeve Samhällsnytt, librat po promovoen nga shoqëria Kultura Nordike Somaleze.

Libri 40-faqësh “Gjyshja nuk është fantazmë” tregon historinë e Omarit, i cili takon gjyshen e tij e cila vjen nga Somalia, megjithëse titulli në aparencë flet për fantzma, në të vërtetë në libër asgjë nuk lidhet me fantazmat.

“Në festën e Halloweenit, Omari si shumë fëmijë të tjerë vishet si fantazmë. Ai dëshiron që edhe gjyshja të shkojë me të, sepse do të jetë shumë bukur”, thuhet në përshkrimin e librit në librarinë më të madhe në internet të Skandinavisë, Adlibris.

Libri i dytë, me 42 faqe, titullohet “Gjyshi ka katër gra” dhe siç duket nga titulli, tregohet çështja e poligamisë, mbulesa, muslimani me mjekër dhe katër bashkëshortet e tij.

Libri tregon historinë e Aslit, i cili nuk ka qenë asnjëherë në Somali, “por më në fund po shkon atje me babain e tij, për të takuar gjyshin dhe gjyshen”, shpjegon Adlibris.

Oscar Trimbel punoi në Somali në vitet 80 në emër të Agjencisë Suedeze për Zhvillimin Ndërkombëtar (SIDA). Më përpara, ai ka promovuar këngët popullore Somaleze dhe ka pikturuar akuarele frymëzuar nga qëndrimi i tij në vendin Afrikan.

Të dy librat u botuan në gusht nga shtepia botuese Författarnas Bokmaskin. Mosha e pershtatshme e lexuesit eshte 3 vjec deri në 6 vjec.

Librat e rinj në bibliotekën e fëmijëve shkaktuan debat mes përdoruesve të internetit Suedez.

“Si dreqin mund të ketë një libër në hapësirat tuaja të quajtur ‘Gjyshi ka katër gra?’ A nuk jeni në siklet, kjo është Suedia e dreqit dhe jo Somalia”, shkruan një përdorues i shqetësuar në përgjigje të llogarisë Twitter të Librit të Göteborgut.

Librat tërhoqën gjithashtu zemërimin e kritikut të ekonomisë dhe imigracionit, Tino Sanandaji.

“Ata tashmë janë porositur nga libraritë dhe prandaj supozohet se janë kontrolluar në përputhje me udhëzimet e Shoqatës së Librarive.” Gjyshi ka katër fëmijë “gjithashtu mund të porositet si një libër për ngjyrosje. Tatimpaguesit në te ardhmen mund të presin që të ketë kontribute në libra që eksplorojnë tema më moderne sesa poligamia, “shkruante me sarkazmë Tino Sanandaji në faqen e tij në Facebook.

Ai gjithashtu propozoi tituj librash të tillë si “Motra e madhe kishte një të dashur por që nuk e ka më”, “Motra e vogël mbushi 9 vjec dhe po pret të martohet” dhe “Mami është kushërira e babait”. Ironia e hidhur e Sanandajit mund të jetë nxitur nga fakti që libri i tij kundër imigracionit “Sfida masive” u refuzua nga libraritë suedeze me arsyetimin se nuk ishte “kontrolluar për faktet”.

Pas kundërshtimit të publikut, autori Oscar Trimbel sugjeroi që të mos printonte botime të mëtejshme dhe të tërhiqte kopjet e publikuara aktualisht nga libraritë. Kultura nordike somaleze gjithashtu nuk mbajti përgjegjësi për kopjet e shitura privatisht.

Ndryshe nga shumë vende të tjera evropiane, Suedia i njeh martesat me më shumë se një grua të kryera jashtë vendit. Të gjitha gratë më pas regjistrohen si bashkëshorte në regjistrin e popullsisë, por ajo që njihet zyrtarisht në vendimet e marra lidhur me lejet e qëndrimit dhe sigurimet shoqërore eshte bashkëshortja e parë./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne