Librazhd, tentohet të grabitet një bankë

Një tentativë për të grabitur një bankë të nivelit të dytë ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Librazhdit. Policia thotë se një person ka thyer xhamin e njërës prej bankave të nivelit të dytë dhe ka hyrë brenda saj.

Ai ka kontrolluar disa dosje, por nuk ka mundur që të gjejë paratë. Në vendin e ngjarjes ka menjëherë pas rënies së alarmit ka mbërritur policia.

Deri më tani janë shoqëruar disa persona që ishin pranë vendit të ngjarjes, por ende nuk ka një autor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne