Liderët turq shkuan përpara kutive të votimit

Vazhdon procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare për legjislaturën e 27-të në Turqi.

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman e përdori votën e tij në Shkollën Fillore Çankaya në Ankara.

Ai tërhoqi vëmendjen se këto zgjedhje janë historike dhe shtoi: “Do të bëhet ajo që thonë votat”.

Kryeministri Binali Jëldërëm (Binali Yıldırım) përdori votën në shkollën fillore të ndërtuar nga fëmijët e tij në emër të nënës së tij, Bahar Jëlldërëm në nënprefekturën Karabaglar të Izmirit.

Kryetari i Partisë Republikane Popullore (CHP), Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu) përdori votën në Shkollën Fillore Argjentina në lagjen Çukurambar të Ankarasë.

Në dalje ai tha se deri tani në rang vendi nuk janë jetuar probleme serioze dhe shtoi: “Për sa kohë që shokët tanë bëjnë detyrën e tyre nuk do të kemi shqetësime në lidhje me demokracinë”.

Kandidati për president i Partisë CHP, Muharrem Inxhe (Muharrem İnce) e përdori votën në vendlindje, Jallova (Yalova).

“Të bëhet ç’është më e mira për atdheun dhe popullin” tha Inxhe.

Kryetari i Partisë së Unitetit të Madh, Mustafa Destexhi (Desteci) përdori votën e tij në Ankara.

“Jam i besimit që rezultati që do të merret në darkë do të shënojnë vullnetin kombëtar” tha Destexhi.

Kandidatja për Presidente e Partisë IYI, Meral Akshener (Akşener) e përdori votën në Shkollën Fillore Sabanxhë (Sabancı) në Bejlerbeji (Beylerbeyi) të Stambollit.

Në deklaratën e bërë në dalje, Akshener tha: “Qoftë për mira”.

Kryetari i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) Devlet Bahçeli e përdori votën në Gjimnazin Anëtepe (Anıttepe) në Ankara.

“Në një atmosferë të qetë dhe të sigurt me zgjedhje të shëndetshme, Turqia do të hyjë në një sistem të ri”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne