Lideri i Autoritetit Autonom të Palestinës nuk do të takohet me nënpresidentin amerikan Pence

Lideri i Autoritetit Autonom të Palestinës, Mahmud Abbas nuk do të takohet me nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, gjatë një vizite që Pence do ta ketë në Izrael.

Ndihmësi i Abbas, Majdi al-Khaledi ka thënë sot se “nuk do të ketë takim”, pas vendimit të kësaj jave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. “Shtetet e Bashkuara kanë kaluar të gjitha vijat e kuqe me vendimin rreth Kodsit të shenjtë”, ka thënë Khaledi. “Një anëtar i lartë i partisë së Abas-it i ka thënë AFP-së, se Pence “nuk është i mirë se ardhur në këtë vend”. Pence pritet të udhëtojë në Lindjen e Mesme pak kohë para Krishtlindjeve. Statusi i Kodsit të shenjtë (Jeruzalemit) është një nga çështjet më të ndjeshme në konfliktin izrealito-palestinez. Autoriteti Palestinez e konsideron këtë qytet kryeqytet të shtetit të Palestinës. Shumica e vendeve i kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv. Në njoftimin e tij presidenti Trump ka thënë se do ta transferojë ambasadën amerikane nga Tel Aviv në Kods (Jeruzalem)./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne