Lideri çeçen Kadirov vlerëson mbështetjen e Putinit për Islamin

Ramzan Kadirov ka thënë se Presidenti Vladimir Putin i ka qëndruar besnik zotimit të tij për të mbështetur muslimanët në Rusi dhe në mbarë botën, duke shtuar se politikat perëndimore kanë sjellë vetëm luftë dhe shkatërrim për popujt muslimanë.

Në një mesazh të postuar në rrjetin social të Telegramit, Kadirov e falënderoi Putinin për mbështetjen e tij ndaj muslimanëve çeçenë. Ai shkroi se Putini po përmbushte premtimin e tij për të mbrojtur lirinë dhe barazinë fetare për të gjitha besimet e mëdha në Rusi. Përveç kësaj, Kadyrov tha se politika të tilla ishin prova të tjera se Federata Ruse është një partner i besueshëm për të gjithë popujt muslimanë.

“Ai nuk ka vetëm fjalë, Vladimir Putin ka provuar vazhdimisht se po i përmbush premtimet e tij. Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre po sjellin luftëra dhe shkatërrime në botën muslimane, Rusia vazhdimisht mbron interesat popujve islamë,” shkruante udhëheqësi çeçen.

Premtimi i përmendur nga Kadirov u bë nga Putini në vitin 2005, kur mbajti një fjalim para parlamentit çeçen. Në atë kohë Putin premtoi mbështetje për muslimanët tradicionalë në Rusi dhe në të gjithë botën, duke thënë se Rusia do të mbetet një partner i besueshëm për vendet muslimane.

Në mesazhin e tij, Kadirov gjithashtu tërhoqi vëmendjen ndaj një deklarate më të fundit nga presidenti rus. Të mërkurën e kaluar, Putin u takua me përfaqësues të klerit musliman në qytetin e Kazanit dhe tha se autoritetet ruse do të mbështesin arsimin islam nëpërmjet universiteteve të mëdha shtetërore si dhe me mjete të tjera.

Putin gjithashtu theksoi se studimet në Islamin tradicional ishin një pjesë e rëndësishme e kundërshtimit të ideve ekstremiste të dëmshme dhe grupeve radikale. “Këto ide, madje edhe ato shkatërruese, mund të trajtohen vetëm në një mënyrë, nëpërmjet ideve të tjera. Ato që po promovohen dhe po u mësohen njerëzve në Akademinë Teologjike, e cila u krijua këtu [në Kazan] dhe në akademi dhe institucione të tjera arsimore … në Moskë, Ufa dhe Kaukaz,” tha ai.

Në mesazhin e Telegramit, Kadyrov mbështeti qëndrimin e Putinit për këtë çështje. “Vetëm në Çeçeni ka dy universitete islame, gjashtë shkolla Hafizës [shkolla të dedikuara për të studiuar dhe memorizuar Kur’anin] dhe dhjetra Medrese. Për këtë, ne jemi sinqerisht mirënjohës ndaj Vladimir Vladimirovichit. Por të gjitha të drejtat janë të lidhura me përgjegjësitë dhe jam i bindur se muslimanët duhet të luftojnë kundër lëvizjeve destruktive dhe anti-islame si vehabizmi. Ne gjithmonë do t’i përmbahemi qëndrimit tonë që ne kurrë nuk duhet ta lejojmë vehabizmin të ngrejë kokë në asnjë nga rajonet ruse “, shkruante lideri çeçen./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne