Lideri i Hamasit thirrje për qeveri të bashkuar kombëtare

Kryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, bëri thirrje për një qeveri të unitetit kombëtar në Palestinë.

“Një qeveri e unitetit kombëtar në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës do të ketë tri detyra që mund të jenë një përpjekje për t’i dhënë fund ndarjes në Palestinë”, tha Haniyeh për televizionin zyrtar palestinez nga Bejruti, kryeqyteti i Libanit.

Haniyeh tha se detyrat e kësaj qeverie do të jenë bashkimi i institucioneve në Bregun Perëndimor dhe Gaza, përgatitja për zgjedhjet legjislative, presidenciale dhe të Asamblesë Kombëtare dhe kundërshtimi i bllokadës në Gaza dhe planeve të pushtimit në Bregun Perëndimor.

Ai theksoi se një komision i cili do të punojë për t’i dhënë fund ndarjeve është formuar në takimet e mbajtura midis udhëheqësve të grupeve palestineze në Ramallah dhe Bejrut.

“Unë mendoj se kjo është një situatë e lehtë (krijimi i një qeverie uniteti), kjo çështje është folur dhe mes nesh ka shumë marrëveshje”, deklaroi Haniyeh.

Kreu i Hamasit tha se populli palestinez është në ballë të umetit për mbrojtjen e Kudsit, duke rikujtuar se ekzistojnë tentativa për ta ndarë këtë qytet nga Palestina, rrethi arab, i krishterë dhe ai “i njerëzimit”.

“Çështja e Kudsit është çështja kryesore. Ajo që duam është të kundërshtohet plani i synuar”, theksoi Haniyeh.

Sipas tij, e drejta e palestinezëve për t’u kthyer në tokat e tyre “është masakruar politikisht” nga tirania e SHBA-së dhe Izraelit.

“Disa qarqe po e përmendin një atdhe alternativ dhe migrimin”, tha Haniyeh./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne