Lideri i opozitës franceze: Macron ka humbur kontrollin

Lider i opozitës franceze, Jean-Luc Melenchon, ka deklaruar se presidenti i vendit të tij, Emmanuel Macon, ka “humbur plotësisht kontrollin e situatës” në grindjen me Turqinë mbi islamafobinë.

Melenchon, lider i lëvizjes ‘La France Insoumise’ (Franca e palëkundur) dhe deputet nga një rajon mesdhetar me një popullsi të madhe muslimane, tha se ai disa herë ka mbështetur presidentin Macron, por se “kjo ka mbaruar” dhe nuk do ta mbështesë atë në grindjen me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Më e mira që mund të bëj është të hesht. Natën e kaluar, presidenti, për arsye që askush prej nesh nuk mund t’i kuptojë, shpërndau një seri postimesh (në twitter) duke humbur plotësisht kontrollin e situatës”, tha Melenchon për ‘French Radio Inter’.

Melenchon shtoi se Macron “do të bënte mirë të mendonte se cila do të jetë strategjia e tij”.

“Franca po poshtërohet, po përqeshet… çfarë synon të bëjë ai, përveç postimeve”, u shpreh ai.

Më herët këtë muaj, presidenti Macron e përshkroi Islamin si një fe “në krizë” dhe njoftoi planet për ligje më të ashpra për të trajtuar atë që ai e quajti “separatizëm islamik” në Francë.

Macron dënoi vrasjen e një mësuesi francez, i cili shfaqi karikaturat e Profetit Muhammad në orë mësimore, por tha se Franca “nuk do heq dorë nga karikaturat tona”.

Disa vende arabe, si dhe Turqia, Irani dhe Pakistani kanë dënuar qëndrimin e Macron-it ndaj muslimanëve dhe Islamit, me presidentin Erdoğan i cili dje tha se lideri francez ka nevojë për “trajtim psiqik”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne