Bota

Lideri laburist Jeremy Corbyn ishte spiun gjatë luftës së ftohtë, raporton “The Sun”

Tabloidi britanik The Sun ka publikuar një lajm bombastik, ku bën të ditur se lideri i opozitës së vendit, Jeremy Corbyn ka pasur kontakte me një spiun çekosllovak dhe e ka furnizuar atë me sekretet e Londrës.

The Sun ka publikuar dokumente origjinale të ish-shërbimit sekret çekosllovak, ku lideri laburist thirrej me pseudonimin “Cob”, në tre takime me një spiun në Pragë.

Bëhet fjalë për vitin 1986, pra kur ende nuk kishte përfunduar Lufta e Ftohtë.  Corbyn ishte në atë kohë një deputet laburist, i pozicionuar në pozicionet e majta të partisë.

Madje The Sun thekson se Corbyn e ka takuar agjentin çekosllovak në ambientet e parlamentit britanik.

Kurse një zëdhënës i liderit laburist, thekson në një komunikatë se Corbyn është takuar me një diplomat të Pragës zyrtare, por që natyrisht nuk e ka ditur nëse është spiun apo jo.

Në fakt as The Sun nuk e cilëson liderin laburist një agjent apo tradhëtar, por thjesht ka publikuar në faqe të parë takimet e Corbyn me agjentin çekosllovak.

Ama në komentin e saj gazeta thekson se në sjelljen e politikanit të së majtës, të paktën është treguar naivitet, pasi ka kompromentuar prestigjin e Mbretërisë së Bashkuar.

Ky sulm bëhet pikërisht kur Partia Laburiste ka rritur mjaft pikët e saj dhe ka kaluar për herë të parë konservatorët në sondazhe.